Vëmendje, kujdes nga gabimet që bëjmë për t’u mbrojtur nga dielli

  • 29 July 2019 - 08:05
Vëmendje, kujdes nga gabimet që bëjmë për t’u mbrojtur nga dielli

Dielli ka një efekt negative në lëkurën e secilit nga ne, ndaj kjo kërkon një vëmendje të veçantë mbrojtje kundër pranisë së tij.

Së pari, pjesa më e madhe prej nesh gjëja e parë që bëjmë në mëngjes është të vendosim kremin kundër diellit.

Problemi është se kremi duhet të lidhet me lëkurën që të bëhet efektiv, dhe për këtë duhet aplikuar të paktën 30 minuta para se të ekspozohemi në diell. Nëse nuk e bëjmë këtë, atëherë lëkura jonë mbetet e pambrojtur për disa orë.

Së dyti, një tjetër problem i madh është se nuk po e përdorim mjaftueshëm. Shumë prej nesh përdorin gjysmën ose më pak të sasisë së duhur për një mbrojtje të përshtatshme nga dielli. Ekspertët këshillojnë 2 mg për cm2, që është e barabartë me një lugë gjelle nga produkti për të gjithë trupin tuaj.

Së treti, ne nuk vendosim krem kundër diellit çdo 2-3 orë për të qenë të mbrojtur gjithë ditën.

Së katërti, nuk e përdorim kremin në të gjitha pjesët. Shumë prej nesh mundohen të evitojnë përdorimin e produktit përreth syve, aty ku lëkura është më e hollë dhe shfaqen shenjat e moshës që në fillim. Dhe e fundit, shumë prej nesh mendojnë se lëkura ka nevojë për mbrojtje nga dielli në ditë me mot të kthjellët.

Gjithahstu secili nga ne duhet të ketë parasysh se kur është vrenjtur është më e rrezikshme dhe se rrezet ultravjollcë ndodh që të jenë dhe më të forta.

(Kosova Sot Online)