Nuk dëshironi t'i humbni flokët, atëherë konsumoni këto ushqime!

  • 31 July 2019 - 08:37
Nuk dëshironi t'i humbni flokët, atëherë konsumoni këto ushqime!

Flokët e bukur, me shkëlqim, janë dëshirë e të dy gjinive, të meshkujve dhe femrave. Në vijim ju sjellim listën e disa ushqimeve që do të duhej t'i kyçnit në menynë tuaj, ose do të ballafaqoheni me humbjen e flokëve

SALMONI Salmoni është i pasur me aminoacide omega-3, që e bën njërin nga ushqimet më të mira për parandalimin e humbjes së flokëve. Më së shumti këto aminoacide do t'i gjeni në mishin e llojit të peshkut salmon, tunë, pastaj në arra dhe në lakrën jeshile.

SPINAQI Është përplot me vitamina, minerale dhe antioksidues, që ndikon në rritjen dhe forcimin e flokëve, por edhe lëkurës suaj i dhuron shkëlqim. Ndihmon edhe te rregullimi i tretjes, e po ashtu është i shëndetshëm edhe për shëndetin e syve dhe eshtrave.

VEZËT Janë shumë ushqyese, e po ashtu janë të shëndetshme edhe për shëndetin e syve. Vezët përmbajnë të gjitha aminoacidet esenciale dhe rritin sasinë e kolesterolit të mirë.

DRITHËRAT Janë burim i mirë me biotinë, që është i hatashëm për shëndetin e flokëve dhe qimes së flokut. Pos kësaj, përmirëson shtypjen e gjakut dhe forcon sistemin imun.

KAROTA Përmban beta karotinë që prodhon vitamina A, e kjo vitaminë ndihmon në prodhimin e vajrave ushqyes, që janë kyç në ruajtjen e cilësisë së flokëve. 

(Kosova Sot Online)