Këshilla grimi për femrat që bartin syze

  • 05 August 2019 - 08:41
Këshilla grimi për femrat që bartin syze

Këshillat e grimit për femrat që bartin syze janë shumë vështirë të gjenden të gjitha në një vend, megjithatë ne i kemi mbledhur disa nga to, që t'ju ndihmojmë në rutinën e grimit tuaj

1. GRIMI NEUTRAL Nëse jeni përdoruese e syzeve, atëherë mund ta konsideroni veten fatlume, pasi që do të dukeni shumë bukur edhe nëse përdorni fare pak grim. Në fakt, të qenit natyrale është opsioni më i mirë për femrat me syze.

2. NGJYRA TË NDEZURA NË BUZË Një nga këshillat më të rëndësishme për femrat me syze është që buzët duhet t'i ngjyrosin me ngjyra të ndezura dhe me shkëlqim. Disa nga ngjyrat më të preferuara janë ngjyra rozë, e ndezur dhe ngjyra vjollce.

3. MOS U FRIKËSONI NGA MASKARA! Ndonëse mund të keni dëgjuar që maskara është e dëmshme për femrat që mbajnë syze, duhet t'ia bëni të qartë vetes që ky është vetëm një mit. Maskara vetëm sa thekson sytë tuaj dhe bën që ata të tërheqin vëmendje, ndonëse janë prapa xhamit të syzeve.

4. KORNIZAT E TRASHA SHKOJNË ME 'EYELINER' TË TRASHË A e keni ditur që nëse keni syze me kornizë të trashë duhet që edhe 'eyeliner'-i juaj të jetë më i trashë? Atëherë çfarë po prisni, nëse keni korniza të trasha, pse nuk e provoni një trik të tillë?

5. MOS E HARRONI BOJËKUQIN! Një tjetër këshillë për femrat me syze është bojëkuqi. Vendoseni pak bojëkuq me ngjyrë rozë në mollëzat e faqeve tuaja dhe shkëlqeni në këtë vjeshtë.

6. FORMËSOJINI VETULLAT! Një gjë tjetër shumë e rëndësishme është formësimi i vetullave. Vetullat luajnë një rol të madh në formësimin e fytyrës, andaj mos i neglizhoni këto pjesë të rëndësishme të fytyrës.  

(Kosova Sot Online)