Falë Bella Hadid, rikthehet modeli i thonjve më i pëlqyer i viteve 2000

  • 06 August 2019 - 07:55
Falë Bella Hadid, rikthehet modeli i thonjve më i pëlqyer i viteve 2000

Bella Hadid është një nga supermodelet më të njohura, por në të njëjtën kohë dhe një nga personazhet më me influencë në të gjithë botën.

Së fundmi, duket se Bella ka rikthyer krejt aksidentalisht stilin e thonjve më të pëlqyer të vitit 2000, “French” i bardhë. Në një foto të publikuar në ‘Instagram’ gjatë pushimeve, dallohet fare qartë modeli “French”.

Bella gjithashtu ka përdorur të njëjtin stil në paraqitjen e saj në “CFDA Awards”, ku i ka kombinuar në mënyrë perfekte me modelin e flokëve ‘vintage’. Pas kësaj, “French-i” ka filluar të përdoret dhe nga artistë të tjerë të njohur të ‘Hollywood’, si Ariana Grande apo Gigi Hadid.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ë (@bellahadid) on

(Kosova Sot Online)