15 mënyra efikase që flokët tuaj të rriten më shpejt

  • 06 August 2019 - 08:34
15 mënyra efikase që flokët tuaj të rriten më shpejt

Me të vërtetë ekzistojnë mënyra për t'i bërë flokët që të rriten më shpejt, dhe ato nuk përfshijnë produktet magjike, edhe pse kërkojnë kohë. Nuk duhet të harroni se bërja e flokëve që të rriten më shpejt, mund të jetë një proces i komplikuar, por këto mënyra do t'ju qesin në binarët e duhur. Femrat shpesh ndërrojnë mendjen rreth asaj sesi duan t'i kenë flokët. Sapo t'i shkurtojnë, mezi presin që t'u rriten

1. VAZHDONI ME SHKURTIMET E VOGLA! Mund të duket paradoksale që të vazhdoni me shkurtimin e flokëve, derisa qëllimi juaj është që të keni flokë më të gjatë. Por, shkurtimet e vogla u ndihmojnë flokëve që të mbesin të shëndetshme dhe i eliminojnë majat e çara, të shkaktuara nga dëmtimet me temperaturë. Majat e çara të flokëve mund ta pengojnë rritjen e tyre.

2. MASAZHET E KOKËS ME VAJRA TË NGROHTA Disa besojnë se masazhet e lëkurës së kokës me vajra të nxehta ndikojnë që flokët të rriten më shpejt, edhe pse një gjë e tillë nuk është konfirmuar shkencërisht. Sido që të jetë, masazhet e tilla duhet të jenë relaksuese dhe pa dyshim se u ndihmojnë flokëve që të mbesin të shëndetshëm. E, si të tillë, rriten më shpejt. 

3. TË BARDHËT E VEZËVE Përzieni të bardhët e tri vezëve, bëni masazh lëkurës së kokës me këtë përzierje, duke e lënë atë të veprojë për 5 deri 10 minuta. Vitaminat ushqyese të të bardhëve të vezëve do të depërtojnë në flokë, duke i bërë më të fortë dhe më të shëndetshëm. Dhe, si të tillë, rriten më shpejt. 

4. PIRJA E UJIT Uji bën çdo gjë që të rritet! Kjo është një metodë e shpejtë dhe natyrore, e cila i bën flokët që të rriten shumë më shpejt. Nëse pini rreth 8 gota ujë në ditë, jo vetëm që trupi juaj do të ndihet më mirë, por edhe flokët do të rriten më shpejt. 

5. LIMITOJENI THARJEN E FLOKËVE ME THARËSE ELEKTRIKE! Ndonjëherë mënyra më e mirë për t'i bërë flokët që të rriten më shpejt, është duke eliminuar disa gjëra. Nëse nuk mundeni që të mos e përdorni tharësen elektrike çdo ditë, atëherë mundohuni që koha e përdorimit të saj të jetë sa më e shkurtër. Ekspozimi i flokëve ndaj një nxehtësie tepër të madhe mund t'i dëmtojë dhe ta ngadalësojë rritjen e tyre. 

6. KONSUMONI PROTEINA! Proteinat janë të dobishme për flokët tuaj. Ato i furnizojnë flokët me përbërësit e rëndësishëm ushqimorë, të nevojshëm për rritjen e tyre. Prandaj hani mish pa dhjamë, mish të pulës, peshq dhe vezë, bashkë me produktet e qumështit. 

7. VITAMINA B Flokët kanë nevojë për vitaminë B, në mënyrë që të rriten të fortë dhe të shëndetshëm. Në mungesë të kësaj vitamine, flokët do të jenë të thatë dhe të brishtë. Përpos si në formë të preparateve, këtë vitaminë mund ta merrni edhe duke ngrënë banane dhe speca. 

8. EVITONI LARJET TEPËR TË SHPESHTA! Nuk ka nevojë që t'i lani flokët çdo ditë të lume. Flokët janë si fibra. Sa më shpesh që t'i lani dhe t'i trajtoni me shampon, aq më të dobët dhe më pak të shëndetshëm bëhen. Larjet tepër të shpeshta largojnë yndyrat natyrore nga flokët, duke e penguar kështu rritjen e tyre. 

9. MERRNI SUPLEMENTE! Çrregullimet e brendshme të organizmit shihen në pjesën e jashtme të tij. Nëse keni mungesë të vitaminave dhe mineraleve, atëherë flokët tuaj do ta humbin shkëlqimin, thonjtë do të bëhen më të dobët, kurse lëkura mund të duket më keq se më parë. Shumë njerëz që kanë flokë dhe thonj të tillë, me gjasë kanë mungesë të biotinës, prandaj do të ishte me vend përdorimi i preparateve të biotinës në baza ditore. 

10. IKNI NGA STRESI, KËRKOJENI RELAKSIMIN Mos u befasoni nëse pas një stresi të përjetuar, t'i shihni flokët tuaj duke rënë në grumbuj, meqë stresi dhe rënia e flokëve tani janë të lidhura edhe sipas shkencës. Me qëllim që t'i mbroni flokët, ikni nga stresi dhe gjeni teknika relaksuese që ju përshtaten më së shumti. 

11. PËRSHËNDETUNI ME BISHTAT TEPËR TË SHTRËNGUAR TË FLOKËVE Shtrëngimi tepër i madh i bishtit të flokëve, respektivisht ngrehja e madhe e tyre, i bëjnë më të brishtë dhe i bëjnë që të duken më të hollë. Në vend të bishtave të tillë, flokët mund t'i mbani larg fytyrës me mbajtëse të ndryshme, apo me shirita. 

12. USHTRIMET Mënyra më e mirë për stimulimin e rrënjëve të flokëve, duke përshpejtuar rritjen e tyre, është duke rritur qarkullimin e gjakut. Njëra ndër mënyrat më efikase për ta bërë këtë, është me anë të ushtrimeve. Sa më shumë gjak që të qarkullojë në lëkurën e kokës suaj, aq më shpejt do të rriten flokët dhe aq më të trashë do të jenë. 

13. KONDICIONIMI I THELLË Sa më të hidratuar që të jenë flokët, aq më pak ka gjasa që ato të thyhen dhe të çahen, për çka rëndësi të madhe ka që të qëndroni pak më gjatë nën dush dhe t'i ushqeni. Kondicionimi i flokëve do t'ju ndihmojë që t'i luftoni çarjet e majave të flokëve. 

14. KREHRI ME DHËMBË TË GJERË Nëse keni flokë të hollë dhe lehtë të ngatërruar, atëherë duhet ta përdorni një krehër me dhëmbë të gjerë. Nëse i krihni me krehër të rëndomtë, vetëm sa do t'i dëmtoni dhe do t'i shkulni me rrënjë. 

15. USHQIMI I SKAJEVE TË FLOKËVE Përpos kondicionimit, skajet e flokëve kanë nevojë edhe për hidratim dhe ushqim shtesë. Gjeni preparatet më të mira hidratuese që përshtaten me tipin tuaj të flokëve dhe aplikoni preparatet e tilla duke mos i kursyer.    

(Kosova Sot Online)