Mjaft i shtypët, kjo është mënyra më e mirë për heqjen e pikave të zeza

  • 07 August 2019 - 08:08
Mjaft i shtypët, kjo është mënyra më e mirë për heqjen e pikave të zeza

Nuk është më një sekret që pikat e zeza janë një “armik” i lëkurës që krijohen nga papastërtitë e poreve dhe duken jo shumë bukur në fytyrë.

Megjithatë, sado  pika të zeza të kesh mos përdor më mënyrat me objekte të forta apo me duar pasi i dini pasojat; dhimbje, skuqje, shenja dhe lëkura e dëmtuar.

Pra, si të shpëtoni nga këto pika?

Sipas Elle.com Dr. Loretta ndan këshillat dhe trajtimet e saj më të mira për trajtimin e tyre:

Ajo sugjeron grumbullimin e produkteve të prodhuara me acid salicilik ose acid glikolik. "Të dyja këto bëjnë diçka që ne e quajmë" disadesion keratinocyte ", që është termi dermatologjik për shkëputjen e qelizave të vdekura nga njëra-tjetra," thotë ajo.

Këto përbërës mund të jenë në formën e skrabit apo dhe të kremrave, për këtë duhet të kontaktoni me farmacistin ose mjekun tuaj.

Pra zgjidha e vetme sipas saj është jo heqja me duar apo objekte por me anë të kremrave më këtë përmbajtje, në mënyrë natyrale.

(Kosova Sot Online)