Këshilla të grimit për femrat me kapakë të lëshuar të syve

  • 07 August 2019 - 08:25
Këshilla të grimit për femrat me kapakë të lëshuar të syve

Nën vetulla gjithmonë duhet të veni pak theksues, hije të bardhë apo bezhë J eni e pikëlluar për shkak se keni kapakë të lëshuar të syve? Pse!? Këtë "problem" e kanë edhe Rachel Bilson, Blake Lively dhe Kate Moss, bukuroshet kulmore me karriera të shkëlqyeshme. Te kapakët e lëshuar ka rëndësi vetëm që të mësohen teknikat e mira të grimit dhe të bartet "e meta" e tillë me një krenari, si një virtyt të vogël!

FILLIMI I VËNIES SË GRIMIT Vënien e grimit gjithmonë duhet ta filloni me një hije të çeltë. Vendoseni atë në tërë kapakun, deri te vetullat. Në palën e kapakëve përdorni nuanca më të errëta, më së miri në variantin 'mat'. Mos e përdorni ngjyrën e zezë, meqë do t'i jepte fytyrës tuaj një efekt tepër dramatik, por përcaktohuni për nuancat e hirta, vjollce dhe të gjelbra. Nën vetulla gjithmonë qitni pak "hajlajter" apo hije shkëlqyese të bardhë, apo bezhë. Mbani mend, ajo që doni ta arrini, është përshtypja se hapësira midis kapakëve është më e madhe.

TUSHI KUALITATIV Femrave me kapakë të lëshuar tushi kozmetik shpesh iu derdhet dhe njolloset, prandaj rëndësi ka që ta gjeni një tush kualitativ, i cili do të qëndrojë aty ku do ta vendosni.

MASKARA E MIRË Qerpikët e gjatë dhe të dendur do të duken bukur dhe do të ndikojnë që sytë tuaj të duken më të mëdhenj. Sigurojeni një maskarë të mirë, apo mendoni rreth përdorimit të qerpikëve artificialë. 

(Kosova Sot Online)