Truku francez për buzë të plota si të Brigitte Bardot

  • 07 August 2019 - 18:43
Truku francez për buzë të plota si të Brigitte Bardot

Aktorja franceze Brigitte Bardot është bukuroshe e të gjitha kohëve e cila ka mbetur në kujtesë me flokët bionde shumë të bukura, shikimin prej maceje dhe buzë të plota ngjyrë të butë trëndafili. Pikërisht buzët e saj ishin inspirim i shumë francezeve që të gjenin trukun si t’i rrisnin buzët, shkruanTelegrafi. Në vazhdim po ju zbulojmë se si mund të keni buzë të plota sipas shembullit të Brigitte Bardot:

– Gjithmonë kini kujdes që lapsi i buzëve t’i përshtatet ngjyrës suaj natyrale të buzëve, përkatësisht ngjyrës së buzëkuqit të cilin planifikoni ta përdorni, në mënyrë që të arrini pamje natyrale të buzëve.

– Bëni me laps buzët nga këndi i jashtëm në drejtim të anës së brendshme mbi skajin e buzëve në mënyrë që vizualisht t’i shtoni vëllimin e tyre.

– Francezet janë të njohura për stilin e tyre decent dhe grimin suptil. Mos e teproni me vizatimin e harqeve të buzëve, sepse nuk do të jeni të kënaqura me rezultatin përfundimtar.

– Plotësoni skajet e buzëve me buzëkuq, por me ndihmë të brushës. Nëse keni problem me vizatimin e linjave të rrafshëta, buzëqeshni.

Buzëqeshja do të shtrijë buzët tuaja dhe do të theksojë linjën e buzëve dhe do t’ju lehtësohet puna. Në këtë video të grimit të artistes Charlotte Tilbury zbuloni se si mund t’i bëni më të plota buzët sipas shembullit të Brigitte Bardot…


(Kosova Sot Online)