Fshehtësi të pabesueshme që ofron pudra e fëmijëve

  • 08 August 2019 - 10:04
Fshehtësi të pabesueshme që ofron pudra e fëmijëve

Bukuria nuk njeh kufi, por janë disa produkte, që nuk u janë dedikuar të rriturve, por që japin rezultate të hatashme në përmirësimin e dukjes tuaj.

PASTRON KAFSHËN SHTËPIAKE Pudra e fëmijëve funksionon si shampon për larje të thatë, kështu që me të mund ta pastroni kafshën tuaj të preferuar shtëpiake. Kafsha më pas do të ketë aromë të këndshme dhe të freskët dhe nuk keni nevojë ta pastroni.

FTOH ÇARÇAFËT Gjatë ditëve të ngrohta, e sidomos netëve të ngrohta, pudra e foshnjave nëpër çarçafë do t'i mbajë ata të ftohtë dhe të freskët. Mes tjerash do ta thithë edhe djersën dhe do të flini të freskët.

THITH YNDYRËN Nëse vendosni pak pudër të foshnjave në njollën në këmishën tuaj, apo cilëndo rrobë tjetër, pudra do ta thithë yndyrën dhe do ta freskojë.

FRESKON LIBRAT Mund ta përdorni për thithjen e lagështisë nga kopertinat e librave të vjetër, do ta hiqni qafe mykun ndërsa libri do të duket sikurse i ri.

U DHURON VOLUM DHE GJALLËRI QERPIKËVE Pak pudër në qerpikët tuaj, para se ta keni vendosur masakrën, qerpikëve tuaj u dhuron një gjallëri dhe volum të pabesueshëm.

LARGON KUNDËRMIMIN NGA KËPUCËT Kur këpucët tuaja nuk kanë aromën më të mirë të mundshme, vendosni pak pudër të foshnjave në to dhe i lini gjatë natës. Në mëngjes pudrën pastrojeni, fshijeni nga aty dhe do të kënaqeni në aromën e këndshme të mbathjeve.

KUNDËR DJERSITJES DHE SKUQJEVE Herën tjetër, kur të dilni për të vrapuar, vendosni pakëz pudër të foshnjave në hapësirat kur mund të skuqeni si pasojë e prekjes së lëkurës, dhe nuk do të ketë skuqeje as djersitje të tepërt.

ZVOGËLON DHIMBJET GJATË DEPILIMIT Para depilimit vendosni pudër të foshnjave, që më pas do ta formojë një shtresë të hollë që mbron lëkurën nga ënjtjet dhe skuqjet.

FORCON GRIMIN Në vend se të shpenzoni shumë të holla për pudër të shtrenjtë, në formë të ngurtë, shtoni pak pudër të foshnjave dhe kështu do ta forconi grimin.

JU FRESKON Përdorni pudër të foshnjave si zëvendësim për deodorant. Thith djersën dhe ka aromë të këndshme.

PASTRON FLOKËT Kur të mos keni kohë të mjaftueshme për pastrimit e flokëve, vendosni pudrën e fëmijëve në rrënjët e flokëve. Thith papastërtinë përderisa flokët tuaj do t'ju jenë falënderues.

(Kosova Sot Online)