Përdorimet e limonit në rutinën tuaj të bukurisë

  • 08 August 2019 - 14:36
Përdorimet e limonit në rutinën tuaj të bukurisë

Çdokujt i pëlqen një gotë e ftohtë uji me limon të shtrydhur, mirëpo flokët dhe lëkura juaj janë adhurues të mëdhenj të limonit. Limoni është shumë i rëndësishëm për rutinën e bukurisë suaj, ndërsa ne më poshtë kemi përmbledhur disa nga përdorimet e tij, transmeton Kosova Sot Online.

1. Trajton flokët

Njëri nga përdorimet më të gjera të limonit është për zbardhimin e flokëve. Nuk keni nevojë të përdorni kemikale në kokën tuaj, pasi që pak kohë para se të dilni në plazh, trajtoni flokët tuaj me limon dhe do të fitoni flokë të trajtuar mirë nga dielli.

2. Forcon thonjtë

Përdorimi i manikyrit me xhel mund të ndikojë negativisht në thonjtë tuaj. Mirëpo, përderisa keni limon në kuzhinë, nuk keni pse të frikësoheni. Përzieni lëngun e limonit me vaj kuzhine dhe më pas futni gishtërinjtë për t’i forcuar ata.

3. Zbut buzët

Nëse keni buzë të thata dhe nuk arrini t’i zbusni në asnjë mënyrë, atëherë duhet ta provoni lëngun e limonit për zbutjen e tyre. Thjesht vendosni pak lëng limoni në buzë para se të shkoni në shtrat dhe të nesërmen kur të zgjoheni pastroni fytyrën për të larguar qelizat e vdekura.

4. Eliminon shkëlqimin e tepërt

Thuhet që shamponi i thatë është shumë i përshtatshëm për largimin e shkëlqimit të tepërt në flokë që vjen si rezultat i yndyrës së tepërt, mirëpo ky lloj shamponi nuk është se funksionon me të gjitha llojet e flokëve, andaj është shumë e rëndësishme që të përdorni lëng limoni. Gjithashtu, me anë të një cope pambuku, të zhytur paraprakisht në lëng limoni, ju mund ta largoni yndyrën e tepërt edhe nga fytyra juaj.

5. Ndrit lëkurën

Limoni është i pasur me vitaminë C dhe acid citrik dhe si rrjedhojë ju ndihmon në ndritjen e lëkurës suaj. Gjithashtu limoni bën që lëkura juaj të jetë më e ndjeshme ndaj rrezeve ultravioletë.

6. Përmirëson shenjat e pleqërisë

Interesante, lëngu i limonit ju ndihmon të dukeni më të reja. Në fakt, ky lëng bën që shenjat e pleqërisë të mos vërehen lehtë, andaj në vend se të shpenzoni një mal me para në trajtime të shtrenjta, largoni shenjat e pleqërisë me lëng limoni.

7. Zbardhon dhëmbët

Përzieni sodën e bukës me pak lëng limoni, lëreni përzierjen që të qëndrojë për 2-3 minuta dhe më pas me masën e krijuar pastroni dhëmbët, sikur ajo të ishte pastë dhëmbësh. Do të shihni që dhëmbët tuaj do të zbardhen shumë shpejt.

8. Zbut lëkurën në gjunjë dhe bërryla

Merrni lëngun e një limoni të tërë, dy lugë çaji të mbushura me kripë dhe pak vaj ulliri. Përzieni për të krijuar zbutës për trupin tuaj. Në fakt, kjo përzierje është shumë e mirë sidomos për gjunjët dhe bërrylin, pjesë e lëkurës që zakonisht ka më së shumti shenja.

(Kosova Sot Online)