Cili stil i flokëve ju qëndron gjatë tërë ditës?

  • 08 August 2019 - 18:06
Cili stil i flokëve ju qëndron gjatë tërë ditës?

Dihet se femrat kalojnë orë të tëra në sallonet e bukurisë, për t'i rregulluar flokët. Çka të bëjmë që flokët të na duken bukur një kohë sa më të gjatë?

SHAMPONI PËR LARJE TË THATË

Këta shamponë nuk janë zgjidhje ideale për përdorim afatgjatë, por janë ndihmë e mrekullueshme për revitalizimin e flokëve. Spërkateni shamponin për larje të thatë në majë të kokës dhe flokëve tuaj shumë shpejt do t'u kthehet vëllimi.

LIDHJA E FLOKËVE

Kur të bini në gjumë, nëse flokët ju pengojnë, mos i lidhni ato fort me lidhëse. Përdorni lidhjet më të buta, në mënyrë që shenjat e lidhjes të mos jenë të dukshme.

KTHEJENI VËLLIMIN ME DREDHJE TË FLOKËVE

Kur të doni që flokët tuaj të kenë vëllim më të madh, atëherë përdorni dredhësit më të mëdhenj që i keni. Vendosni 5-6 dredhës dhe mbani rreth 30 minuta. Flokët tuaj do të duken të bujshëm dhe të freskët.

FJETJA

Ka shumë rëndësi në çfarë jastëku flini. Nëse nuk doni që, në mëngjes, flokët tuaj të jenë të ngjitur për koke, atëherë përdorni mbështjellës të jastëkut nga mëndafshi.

PREKJA E FLOKËVE

Shumë femra e kanë shprehi që të luajnë me flokë, apo t'i prekin ato me gishta. Në këtë mënyrë vjen deri te sekretimi më i madh i yndyrës. Mbani duart larg flokëve. 


(Kosova Sot Online)