15 receta natyrale në kushte shtëpie kundër rrudhave

  • 12 August 2019 - 11:52
15 receta natyrale në kushte shtëpie kundër rrudhave

– Në një tas përzieni një lugë gjelle vaj cilësor ulliri, një lugë gjelle lëng portokalli dhe 2 lugë gjelle djathë të grirë, deri sa të krijohet një pastë e njëtrajtshme. Aplikojeni këtë pastë në fytyrë, qafë dhe lëreni të veprojë për 30 minuta.

– Një nga format më të thjeshta për trajtimin e çdo tipi fytyre është vendosja apo përdorimi i drejtpërdrejt i frutave në lëkurë. Për lëkurën e pahidratuar dhe me rrudha, frutat më të mira për t’u aplikuar janë kajsitë, bananet dhe pjepri. Vetë ju mund të përgatisni një maskë duke miksuar të gjitha këto fruta ose thjesht nëse nuk keni kohë, mund ta fërkoni fytyrën me një cope pjepër ose me lëkurën e kajsisë.

-Karotat janë tejet të rëndësishme për lëkurën e fytyrës suaj. Janë të pasura me vitaminë A, kanë vlera të larta ushqyese dhe i japin jetë fytyrës. Grini ne rende një karotë dhe aplikojeni drejtpërdrejt në fytyrë. Lëreni për rreth 20 minuta dhe shpëlajeni me ujë të ngrohtë. Një metodë tjetër efikase është dhe shplarja në mëngjes dhe në mbrëmje e lëkurës me lëng karote.

-Vaji i ullirit është një nga trajtuesit më të mirë kundër rrudhave – masazhoni fytyrën me disa pika vaj ulliri dhe do të shihni menjëherë efektet!

-Mjalti, i ëmbël në shije, dhe jetik për lëkurën, mund të përdoret i vetëm, por edhe i miksuar me vaj ulliri, fruta, kanellë etj.

– Merrni një të verdhë veze dhe shtojini 2 pika limon, aplikojeni dhe lëreni këtë maskë në fytyrë për 20 minuta. Shplajeni me ujë të ngrohtë, do të shihni që rrudhat do të reduktohen si me magji!

– Mos harroni avokadon, një frut i cili ka veti shëruese, rigjallëruese dhe ushqyese.


-Një nga trajtimet më të mira kundër rrudhave është veza. Aplikoni në fytyrë të bardhën e vezës pasi e keni rrahur mirë, mbajeni për 15 minuta dhe më pas shplajeni.

-Një tjetër metodë efektive për trajtimin e rrudhave është të përzieni dy lugë gjelle vaj ulliri me 2 lugë kos, 1/2 lugë mjaltë dhe 1/2 lugë gjelle lëng limoni. Pasi ta keni bërë një masë të njëtrajtshme, përhapeni në fytyrë me pambuk. Lëreni rreth 10 minuta dhe shplajeni.

-Aplikimi i vajit të arrës së kokosit në fytyrat me rrudha është konsideruar nga shumë femra si një nga trajtimet më të mira në kushtet e shtëpisë dhe si një nga trajtimet me më pak shpenzime. Këshillohet ta aplikoni vetëm para gjumit.

-Merrni një kokërr rrushi, ndajeni në gjysmë dhe fërkoni lëkurën e fytyrës suaj. Lëreni për 20 minuta dhe shplajeni me ujë të ngrohtë.

-Një tjetër recetë shtëpie është aplikimi i lëngut të ananasit me të mollës në fytyrë çdo ditë për 10 deri në 15 minuta. Kjo maskë ndihmon shumë për reduktimin e rrudhave.

-Gjithashtu aplikimi i lëngut të limonit disa herë gjatë ditës është shumë efektiv në mënjanimin e rrudhave.

-Për reduktimin e rrudhave këshillohet 1 lugë gjelle xhenxhefil me mjaltë, do t’i japë lëkurës një pamje të shëndetshme dhe me shkëlqim.

-Gjithashtu dhe vaji i bajameve është shumë efikas anti-rrudhave.

(Kosova Sot Online)