Si të keni flokë të shkëlqyeshëm gjatë gjithë javës

  • 13 August 2019 - 08:34
Si të keni flokë të shkëlqyeshëm gjatë gjithë javës

Përmbajuni këtyre këshillave dhe shumë më të lehtë do ta keni ta rregulloni stilin tuaj të preferuar të flokëve!

MBANI DUART SA MË LARG FLOKËVE! E dimë se është e vështirë të përmbaheni nga mosprekja e flokëve me duar, por kjo është gjëja më e rëndësishme nëse dëshironi që flokët tuaj sa më gjatë të duken të pastra. Me prekjen e tyre nxitet puna e gjëndrave dhjamore, duke pakësuar volumin e flokëve.

FLINI NË JASTËKË PREJ SATENI! Derisa jemi në gjumë, flokët shkaku i presionit thyhen dhe dëmtohen, prandaj në mëngjes edhe dukemi të shprishur. Përdorni jastëkë pre sateni dhe problemi do të zgjidhet.

SHMANGENI DJERSITJEN! Armiku më i madh i flokëve të thara është lagështia, pas një apo dy orëve flokët tuaja do të duken sikur të mos jenë tharë fare. Për ta parandaluar këtë, gjatë aktiviteteve fizike në palestër, vendosni një shirit për flokë që thithë djersën.

BLINI SHAMPO PËR PASTRIM TË THATË TË FLOKËVE! Ky shampo, në të njëjtën kohë absorbon lagështinë dhe ua mundëson flokëve të kenë volum, ndërsa që efekti do të jetë shumë më i fortë nëse para gjumit lagni rrënjët e flokëve dhe ia mundësoni produktit ta thithë yndyrën e tepërt gjatë natës.

KUJDES FLOKËT NGA ERA! Ka ditë kur era flokët tuaja i përplas në drejtime të ndryshme. Krijoni një karficë apo thjesht lidhini flokët në bishtalec! 

(Kosova Sot Online)