Veshjet e yjeve sinjalizojnë ardhjen e vjeshtës

  • 13 August 2019 - 15:05
Veshjet e yjeve sinjalizojnë ardhjen e vjeshtës

Ndërrimi i stinëve nuk është bërë deri dje zyrtarisht, megjithatë yjet e Hollivudit kishin filluar të tregojnë që janë përgatitur për stinën e vjeshtës, duke ndërruar mënyrën e veshjes dhe të dukjes në përgjithësi, shumë kohë para se stinët të ndërroheshin zyrtarisht. Të shohim disa nga yjet që kanë shkëlqyer me trendët e vjeshtës gjatë kësaj periudhe dhe ndoshta mund të inspiroheni nga to.

Kerry Washington kishte vendosur të bartë një çantë të madhe në një ngjarje që është zhvilluar mbrëmjen e 15 shtatorit në Nju Jork. 

Modelja e famshme e 'Victoria's Secret', Lily Aldridge, kishte përzgjedhur këtë kostum me ngjyrë të kuqërremtë për paraqitjen e saj në njërën nga ngjarjet e mbajtura në Nju Jork më 5 shtator 2014. Thekët janë kthyer përsëri! Në Javën e Modës së mbajtur në Nju Jork më 10 shtator të këtij viti, Heidi Klum kishte përzgjedhur këtë fustan me ngjyrë të zezë me theka, të cilin e kishte kombinuar me një grim shumë të thjeshtë. Gjatë kësaj vjeshte mund të provoni t'i vishni pantallonat e lëkurës, gjë të cilën e ka bërë Jessica Alba më 14 gusht, shumë kohë para se të vinte vjeshta.

Kombinimin e saj vjeshtor ajo e kishte kombinuar me një të epërme të tejdukshme. Kapelat e gjëra gjithmonë kanë qenë ndër aksesorët më të përdorur gjatë vjeshtës, e këtë trend e ka nisur edhe Nikki Reed, e cila është paraqitur me një kapelë të gjerë ngjyrë kafe gjatë një dreke në Los Anxhelos më 7 shtator.

Mundohuni të jeni gjithmonë në trend, sikur Jamie Chung, e cila dukej kishte përzgjedhur një fustan lëkure për të sinjalizuar ardhjen e vjeshtës në Javën e Modës në Nju Jork më 5 shtator.

(Kosova Sot Online)