Veshmbathjet që duhet t'i keni për këtë vjeshtë

  • 14 August 2019 - 08:26
Veshmbathjet që duhet t'i keni për këtë vjeshtë

Sado që mund të mos dëshirojmë të fillojmë me blerjen e veshmbathjeve për sezonet e ftohta, universi është një hap para nesh dhe ditët e ftohta veçse kanë ardhur, andaj do të ishte e udhës sikur të fillonim blerjet e gardërobës së re. Për t'ju ndihmuar me përzgjedhjen, ne kemi përgatitur një listë veshmbathjesh që do t'ju vënë në qendër të vëmendjes gjatë kësaj vjeshte

1. PALLTO E MADHE ME NGJYRA TË NDEZURA Palltoja që njihet ndryshe si 'pallto mashkullore', për shkak të madhësisë së saj, është e domosdoshme për këtë vjeshtë. Sekreti i kësaj palltoje është blerja e ndonjërit prej versioneve me ngjyra të ndezura.

2. ÇIZMET E GJATA Nëse keni vendosur që të investoni në vetëm një palë mbathje për këtë vjeshtë, atëherë padyshim zgjedhja juaj duhet të jenë çizmet e gjata deri tek gjuri. Këto mbathje, përveçqë do të jenë në modë gjatë kësaj vjeshte, janë edhe shumë komode si dhe janë shumë të përshtatshme edhe për ditët me shi.

3. FUSTANI ME NGJYRË TË KUQE Ngjyra e kuqe padyshim që është ngjyra e modës dhe kjo për faktin që pothuajse nuk ka asnjë vend që kjo ngjyrë nuk është e pranishme. Fustanet me ngjyrë të kuqe do të jenë në modë edhe për këtë vjeshtë, andaj, nëse nuk keni ndonjë fustan të përshtatshëm, nxitoni për ta blerë një të tillë.

4. TRIKOT ME NGJYRA TË NDEZURA Ngjyrat e ndezura deri më tani kanë qenë tipike verore, mirëpo duket se duke filluar nga ky vit, ngjyrat e ndezura do të jenë në modë edhe gjatë stinëve të ftohta e këtë gjë më së miri e vërteton kjo triko, e cila, bashkë me trikot e ngjashme me të, janë parë shpesh nëpër revytë e modës për koleksionin vjeshtor.

5. ÇANTAT SHUMË TË MËDHA Ky padyshim që është një lajm shumë i mirë për femrat që kanë dëshirë të kenë gjithçka në çantën e tyre të dorës, kjo për faktin që gjatë kësaj vjeshte në modë do të jenë çantat shumë të mëdha. Një tjetër detaj i rëndësishëm që duhet cekur është që çantat e lëkurës duket se do të favorizohen më tepër.  

(Kosova Sot Online)