Për të mos pasur probleme me lëkurën dhe flokët mjafton të ndërroni këllëfët e jastëkut

  • 15 August 2019 - 07:53
Për të mos pasur probleme me lëkurën dhe flokët mjafton të ndërroni këllëfët e jastëkut

Shpesh na ndodh qe të ngrihemi nga gjumi me flokë të prishur dhe me lëkurën plot shenja. Në fakt i gjithë problemi qëndron tek këllëfët e jastëkut dhe duhet që t’i ndërroni sa më parë të jetë e mundur. Ne shpenzojmë 1/3 e jetës në gjumë dhe prandaj jastëku dhe këllëfët kanë shumë rëndësi. Këllëfët në material pambuku mund të shkaktojnë shumë probleme për flokët duke nisur nga elektrizimi i tij dhe shpupurisja.

Gjithashtu mund të dëmtojë lëkurën tuaj, sidomos nëse ju flini në të një anë apo me stomak. Për të mos pasur më të tilla probleme, duhet të filloni të përdorni këllëfë në material mëndafshi. Mund të tingëllojë si diçka tepër luksoze për disa persona, por dermatologët dhe parukierët rekomandojnë përdorimin e tyre për të pasur lëkurë dhe flokë të shëndetshëm. Këllëfët prej mëndafshi janë shumë të buta dhe materiali i tyre i rrëshqitshëm nuk do të shkaktojë probleme për lëkurën dhe flokët. 

(Kosova Sot Online)