Si të shmangni të ushqyerit e tepërt, që shkaktohet nga stresi në punë?

  • 15 August 2019 - 08:19
Si të shmangni të ushqyerit e tepërt, që shkaktohet nga stresi në punë?

Ushqimi i tepërt është njëri nga shkaktarët më të mëdhenj të shumë të këqijave, që i ndodhin trupit tuaj, e shumë shpesh ndodh që ai vjen si rezultat i stresit të tepërt. Andaj, për të evituar të ushqyerit e tepërt, që stimulohet nga stresi në punë, ndiqni këshillat që kemi përzgjedhur:

1. ECNI PARA SE TË SHKONI NË PUNË! Ecja është një ushtrim i mrekullueshëm për trupin, mirëpo nëse bëhet në një vend të qetë në natyrë, atëherë është shumë qetësuese edhe për trurin. Ecni më së shumti tridhjetë minuta çdo ditë, para se të shkoni në punë dhe do të shihni se sa pozitivisht do të ndikojë në gjendjen tuaj psikike.

2. USHQEHUNI NË QETËSI! Të ushqyerit në qetësi ju ndihmon që të ushqeheni më ngadalë dhe ta kuptoni se kur ngopeni. Zërat e tepërt përreth mund të ndikojnë në rritjen e nivelit të kortizolit, duke bërë që ju të hani më shumë, andaj mundohuni t'i ndani 30 minuta për mëngjes, drekë dhe darkë bashkë dhe hani vetëm derisa të ngopeni.

3. LEXONI OSE SHKRUANI DIÇKA! Është vërtetuar që leximi i kotë apo dhe shkrimi e shënimeve, edhe nëse ato nuk ju nevojiten fare, janë shumë të rëndësishme për largimin e stresit. Andaj, sa herë që e vëreni që jeni stresuar, shkruani ose lexoni diçka, pasi që kjo ju ndihmon të shmangni ushqimin.

4. BALLAFAQOHUNI ME STRESIN! Është shumë e rëndësishme që ju të ballafaqoheni me stresin tuaj. Pa marrë parasysh shkaktarin e stresit tuaj, mundohuni që të qetësoheni sa herë që jeni vetë, ndërsa gjatë kohës që jeni në punë, merrini shtruar të gjitha situatat e vështira, në të cilat ndodheni.

5. PËRGATITNI USHQIME TË SHËNDETSHME! Një gjë tjetër shumë e rëndësishme për shmangien e ushqimit të tepërt në ditët kur keni stres është të ushqeheni me ushqime të shëndetshme. Andaj, shfrytëzoni ditën tuaj të pushimit për të përgatitur një ushqim të shëndetshëm, që do t'ju mbante në formë për pjesën tjetër të javës.

6. JOGA Joga është një aktivitet i mrekullueshëm që ju ndihmon të qetësoheni. Joga stimulon prodhimin e GABA-s në tru, i cili është një aminoacid që lufton stresin. Gjithashtu, ky lloj aminoacidi ndihmon edhe në luftimin e çrregullimeve në fjetje dhe në ushqim.

7. KONTROLLONI SASINË E KAFEINËS! Konsumi i tepërt i kafeinës mund të ndikojë në rritjen e nivelit të insulinës në gjak, që ndikon në të ushqyerit e tepërt. Ka mundësi që trupi juaj të mos jetë i uritur, mirëpo niveli i lartë i sheqerit e detyron atë që të marrë ushqime nga jashtë. Pra, kafeina ndikon në të ushqyerit e tepërt. 

(Kosova Sot Online)