Inspirohuni nga të famshmet për trendët vjeshtorë të flokëve!

  • 15 gusht 2019 - 15:08
Inspirohuni nga të famshmet për trendët vjeshtorë të flokëve!

Nëse jeni edhe ju në mesin e femrave që nuk dinë se si t'i ndryshojnë stilet e flokëve pas përfundimit të verës, tani kur ka ardhur stina e vjeshtës, atëherë shikoni disa nga stilet më të përshtatshme vjeshtore, që janë parë në flokët e të famshmeve.

JENNIFER LOPEZ

Jennifer Lopez së fundmi është paraqitur me një trend të ri flokësh, ku gjysma e flokëve të saj ishin të ndara në mes, e gjysma tjetër ishin të tërhequra prapa. Ky është një stil shumë i shpejtë dhe bën që ju të shkëlqeni pa u munduar shumë. 

IGGY AZALEA

Iggy Azalea e ka demonstruar stilin bishtkali në mënyrë të përkryer! Nuk ka asgjë më të përshtatshme se ky stil për ditët e ftohta me shi, pasi që ju ndihmon të dukeni bukur, duke mos u brengosur nëse flokët tuaj do të shprishen.  

KIM KARDASHIAN

Ndarja e flokëve në mes, është trendi që është rikthyer në këtë vjeshtë! Këtë gjë më së miri e ka demonstruar Kim Kardashian, e cila ka shkëlqyer me këtë stil flokësh.

KALEY CUOCO

Kjo verë ka qenë për femrat me flokë të shkurtër, pasi që shkurtimi i flokëve ka qenë njëri ndër trendët më të mëdhenj. Megjithatë, duket se një gjë e tillë do të ndodhë edhe në vjeshtë e këtë gjë më së miri e dëshmon Kaley Cuoco me stilin e saj të ri, ku shihet që ajo ka vendosur që, për dallim nga stilet verore, të ketë flokë më të gjatë në pjesën e përparme.

ELLE FANNING

Elle Fanning ka vendosur që para se stina e vjeshtës të trokiste, t'i ngjyrosë flokët e saj me një ngjyrë më të errët. Përderisa ngjyrat e çelëta janë më verore, për stinën e vjeshtës preferohet që flokët të ngjyrosen me ngjyra më të errëta.

EVA LONGORIA

Eva Longoria me këtë stil të ri të flokëve duket shumë natyrale, ndërsa triku që ajo ka përdorur është që ka tërhequr flokët e përparmë në pjesën e pasme të kokës, për të fituar këtë stil që është më të vërtetë për t'u admiruar.

SELENA GOMEZ

Balluket janë gjithmonë trend në vete. Së fundmi është parë që edhe Selena Gomez ka nxjerrë një balluke. E kush nuk do të donte që kur moti është i ftohtë të ketë disa flokë që mbulojnë ballin e saj?

PAMELA ANDERSON

Një tjetër dëshmi që stilet e vjetra janë duke u kthyer, është kjo pamje e Pamela Anderson-it. Pra, përgatituni vajza, sepse kjo vjeshtë do të kërkojë që flokët tuaj të kenë shumë më tepër volum. Askush nuk ka dëshirë të merret me flokët e gjatë në stinën e vjeshtës, pasi që temperaturat e ftohta dëmtojnë shpejt stilet, për të cilat ju shpenzoni shumë kohë e mund. Beyonce si duket e di këtë gjë fare mirë, pasi që, para se të futet në stinën e vjeshtës, ka vendosur të shkurtojë flokët e saj për disa centimetra. Me stilin e ri të flokëve, ajo duket shumë natyrale. 

(Kosova Sot Online)