Lamtumirë flokë me yndyrë! Lëreni këtë përzierje vetëm 5 minuta në kokë

  • 17 August 2019 - 12:18
Lamtumirë flokë me yndyrë! Lëreni këtë përzierje vetëm 5 minuta në kokë

Asnjë nuk do të ketë flokë të yndyrshëm, që duken të pistë dhe të vajosur. Gjithsesi kjo nuk është rrjedhojë i moslarjes. Flokët e yndyrshëm zakonisht janë pasojë e prodhimit të tepërt të sebumit nga gjëndra dhjamore e kokës. Mbiprodhimi i sebumit jep një pamje të vajosur të flokëve, zbokth dhe dhimbje koke.
Flokët e yndyrshëm mund të heqin shkëlqimin natyral të flokëve dhe hollimin e tyre. Prandaj ne po iu sugjerojmë një mënyrë natyrale për trajtimin e tyre.

Uthulla e mollës
Skalpi i kokës përmban një kërpudhë të njohur si Malasezia, por kur rritet në mënyrë të pakontrolluar kjo kërpudhë mund të shkaktojë irritim, zbokth dhe flokë të yndyrshëm.
Uthulla e mollës është një ndër përbërësit natyral më të fuqishëm për të trajtuar bakteret dhe kërpudhat, për më tepër që nuk iu nevojitet një sasi e madhe pasi trajtimi përqëndrohet tek skalpi.

Thjesht përzieni disa lugë gjelle uthull molle në një gotë me ujë dhe aplikojeni solucionin e përgatitur në shtëpi. Përzierja duhet të jetë në kontakt me skalpin dhe rrënjët e flokëve.
Ju mund të përdorni një kuti sprajti për një aplikim më të mirë. Lëreni uthullën për 20 minuta dhe më pas lajini flokët. Përsëriteni këtë trajtim 2-3 herë në javë.

Këshillë: Mos harroni t’i lani flokët tuaj më shpesh.
Në rastin e flokëve të yndyrshëm ju duhet t’i lani flokët më shpesh në mënyrë që shampoja të heqë papastëritë dhe vajin nga skalpi. Ju ndoshta ju vajosen flokët më tepër kur i lani përditë, por kjo nuk vjen nga larja e flokëve, por nga zgjedhja e shampos. Duhet të zgjidhni shampon e duhur.

(Kosova sot Online)