Dëshironi të dukeni më e re, atherë lexoni këto propozime

  • 28 August 2019 - 15:19
Dëshironi të dukeni më e re, atherë lexoni këto propozime

Ilaçi i rinisë së përjetshme nuk ka pse të vijë i paketuar në një shishe, pasi që elemente të ndryshme mund të kombinohen për t'ua mundësuar që të dukeni më e re dhe, rrjedhimisht, më e bukur. Më poshtë jua kemi sjellë yjet e Hollivudit, me stile të ndryshme të flokëve, për t'ua mundësuar ta vëreni dallimin që krijohet nga ndryshimi i stilit të flokëve,raporton Gazeta Kosova Sot

Jessica Alba

Më e vjetër: Zakonisht, volumi në flokë është një gjë e mirë, megjithatë, kur flokët kthehen në njërën anë dhe vendosen prapa veshit, sikur në rastin e Jessica Alba-s, gjërat ndryshojnë dhe bëjnë që të dukeni më e vjetër. Më e re: Në anën tjetër, stili i flokëve 'bob', që lejon flokët të mbërrijnë deri në pjesën e mjekrës, bën që linjat rinore të aktores të dalin në pah dhe si rezultat bën që Jessica të duket dukshëm më e re sesa në rastin e parë

 

 

Marion Cotillard 

Më e vjetër: Kthimi i flokëve në njërën anë krijon një siluetë grafike, që duket bukur, megjithatë, volumi i krijuar në flokët e Marion Cotillard-it bën që ajo të duket më e vjetër sesa që është në të vërtetë. Më e re: Stili i flokëve bishtkali, i lidhur në pjesën e ulët të pasme të kokës, i kombinuar me flokë të krehur mirë në pjesën e përparme, krijon një dukje moderne dhe rinore, që, në këtë rast, i ndihmon Marion Cotillard-it që të duket për mrekulli dhe disa vjet më e re. 

 

Jennifer Lopez 

Më e vjetër: Lë të jemi të qartë, Jennifer Lopez duket për mrekulli edhe në fotografinë e parë, megjithatë, strukturat e flokëve të valëzuar bëjnë që dukja e saj të duket më e ngarkuar. Më e re: Stili i flokëve topuz, i krijuar nëpërmjet lidhjes së flokëve në majë të kokës, duke i lënë disa fije të flokëve të çrregullta përreth topuzit, bën që dukja e aktores dhe këngëtares së famshme të duket e thjeshtë, megjithatë mbresëlënëse dhe i ndihmon asaj që të duket më e re.

Sarah Jessica Parker 

Më e vjetër: Në fotografinë e parë, aktorja Sarah Jessica Parker ka një stil të përkryer topuz, që krijon një dukje elegante, megjithatë bën që ajo të duket më e vjetër sesa që është. Më e re: Në anën tjetër, në fotografinë e dytë shohim një Sarah dukshëm më të re, dukje kjo që është mundësuar nga stili i flokëve. Bëhet fjalë për stilin e flokëve ombre, që fillon me një ngjyrë më të mbyllët në afërsi të rrënjëve, e vazhdon duke u çelur në drejtim të majave të flokëve.

 

Kate Hudson

Më e vjetër: Ndonëse ky stil i flokëve i ndihmon Kate Hudson-it që të duket bukur, gjë të cilën e bën pothuajse gjithmonë, hijezimet në pjesën e brendshme të flokëve e rëndojnë stilin e saj dhe bëjnë që ajo të duket më e vjetër. Më e re: E, në fotografinë e dytë, kemi Kate Hudson-in të cilën jemi mësuar ta shohim gjithmonë: tërheqëse, e qeshur dhe, mbi të gjitha, me dukje rinore. Këtë ndryshim e mundësojnë theksimet e flokëve, për të cilat ajo ka përdorur nuanca pak më të mbyllëta sesa nuanca e flokëve të saj bionde. 

 

Kate beckinsale

Më e vjetër: Në fotografinë e parë shohim Kate Beckinsale me stilin e flokëve bishtkali, të lidhur në pjesën e epërme të kokës, që, ndonëse duket bukur, krijon përshtypjen e një femre më të vjetër në moshë. Më e re: Në anën tjetër, në fotografinë e dytë shohim Kate Beckinsale-n, gjithashtu me stil bishtkali, që, megjithatë, është i lidhur në një pjesë më të ultë të kokës, duke i ofruar asaj një dukje më rinore dhe dukshëm më tërheqëse. Një tjetër faktor që ndikon në dukjen e Kate-t është edhe lëshimi i flokëve përreth fytyrës së saj tërheqëse

 

Cate Blanchett 

Më e vjetër: Ky stil i tillë flokëve, me flokë të kthyer në njërën anë dhe pjesën tjetër të mbledhur prapa veshëve, do të ishte një stil i përkryer për dasma, megjithatë, meqë dihet se nuk bëhet fjalë për një gjë të tillë, atëherë Cate duket më e vjetër sesa që në fakt është. Më e re: Në anën tjetër, në fotografinë e dytë kemi një stil të ngjashëm të flokëve, me gjatësi të njëjtë, vetëm se këtu kemi të bëjmë me një stil më të çrregullt, që ia mundëson aktores të duket dukshëm më e re në moshë. 

 

Nicole Kidman 

Më e vjetër: Ky stil i flokëve topuz as nuk është elegant e as i çrregullt, që krijon një efekt të padëshirueshëm. Më e re: Në fotografinë e dytë Nicole Kidman shihet me një stil dukshëm më elegant të flokëve, me flokët e saj të drejtë dhe të shkëlqyer, me gjatësinë që mbërrijnë deri në pjesën nën krahët e aktores, duke krijuar një dukje më rinore.

(Kosova Sot Online)