9 gjërat që femrat i pëlqejnë, por si pranojnë
Ndonjëherë të kuptosh femrat është shumë e vështirë. Shpesh një “po” e tyre e rreptë mund të thotë “jo”, ndërsa një “jo” e sigurtë mund të thotë “po”.
Për të kuptuar këto kundërthënie duhet t’i njihni mirë dhe të gërmoni në thellësinë e mendjes së femrave. Sigurisht që do e keni të pamundur këtë gjë, të mos ju japin shpresa kot. Por megjithatë po ju njohim me disa gjëra që në fakt femrat thonë që si durojnë dot, por në fakt i dashurojnë në heshtje.
1. I pëlqen kur të tjerët e shikojnë
Gratë e pëlqejnë kur njerëzit i shikojnë dhe admirojnë në heshtje. Të jemi realisht askush nuk harxhon me orë të tëra para pasqyrës për t’u krehur, lyer dhe veshur bukur nëse nuk do të ishte askush për ta vlerësuar dhe admiruar me sy. Të gjitha këto nxisin vetëvlerësimin e femrave dhe sigurojnë një buzëqeshje në fytyrën e tyre, pavarësisht se fillimisht do të shfaqin bezdisje dhe acarim.
2. Kur gratë e tjera e kanë zili
Kur femrat e tjera shikojnë partnerin e një tjetër kjo i shfaq xhelozi dhe ndjenjat e posedimit, por njëkohësisht edhe një farë admirim të brendshëm duke i bërë femrat të jenë më kryelarta dhe krenare duke shprehur në heshtje “Ky është i imi!”
3. Kur djemtë flirtojnë me të
Në shumicën e rasteve, femrat e shohin flirtimin si një lojë të padëmshme. Gjëra të tilla si një buzëqeshje, një kompliment ose gjëra të tjera të vogla i bëjnë femrat të ndihen mirë dhe tërheqëse.
4. Kur njerëzit zihen për të
Sigurisht, secili prej femrave do të thotë se i dashuri i tyre është budalla sepse ai u përfshi në një zënkë. Dhe ne do të vazhdojmë të përpiqemi të dëshmojmë se çdo problem mund të zgjidhet vetëm duke folur. Por nëse ka një njeri të dehur i cili po përpiqet të na prekë dhe njeriu ynë do të na mbrojë prej tij, do të ndjehemi jashtëzakonisht të nderuar dhe të kënaqur.
(Kosova Sot Online)