Ushqimet për parandalimin e plakjes së parakohshme

  • 20 August 2019 - 08:21
Ushqimet për parandalimin e plakjes së parakohshme

Ushqimi ka një rëndësi të madhe në shëndetin tuaj, mirëpo mënyra se si ju ushqeheni luan një rol shumë të madh edhe në mënyrën se si dukeni. Andaj, bëjani një të mirë vetes, duke u ushqyer me ushqime të shëndetshme

PEMËT DHE PERIMET Antioksiduesit që gjenden në pemë dhe perime pengojnë zhvillimin e molekulave të paqëndrueshme, duke ndalur dëmtimin e qelizave të shëndosha. Andaj, në çdo racion mundohuni që ta mbushni të paktën gjysmën e pjatës me pemë e perime. Antioksiduesit si zinku e vitamina C mbrojnë shikimin tuaj duke zvogëluar mundësinë e dobësimit të syve. Perimet e gjelbra janë burim i shkëlqyer i këtyre antioksiduesve. Mirëpo, rol të madh luajnë edhe rrushi dhe vera e kuqe, të cilat parandalojnë sëmundjet e zemrës, kancerin dhe plakjen e parakohshme. Vitamina C, e cila gjendet në masë të madhe në pemë dhe perime, bën që lëkura juaj të duket më e re. Një studim i bërë së fundmi ka treguar se konsumimi i madh i pemëve dhe perimeve ndihmon në shfaqjen e më pak rrudhave në fytyrë.

DRITHËRAT Në anën tjetër, drithërat janë shumë të rëndësishme për parandalimin e zhvillimit të sëmundjes së diabetit. Drithërat gjithashtu janë shumë të rëndësishme edhe për qarkullimin e gjakut.

PESHKU Omega 3, e cila gjendet në sasi të madhe në peshk, sidomos në peshkun salmon, luan një rol shumë të rëndësishëm në parandalimin e plakjes së parakohshme. Për më tepër, konsumimi i peshkut ju ndihmon në parandalimin e sulmeve në zemër, si dhe në pengimin e zhvillimit të alzheimer-it. Mundohuni të konsumoni peshk - salmon apo tuna - të paktën dy herë në javë për të përfituar nga ky ushqim çudibërës.

PRODUKTET E QUMËSHTIT Kalciumi dhe vitamina D, të cilat gjenden në produktet e qumështit, janë esenciale për eshtra të fortë. Mundohuni të merrni produkte me më pak yndyrë, për ta mbajtur në nivel kolestorolin, si dhe konsumoni të paktën tri herë në ditë produkte të qumështit, pa marrë parasysh se çka.

BAJAMET Yndyra që gjendet në bajame është më e shëndetshmja që mund ta gjeni ndokund. Nëse deri më tani keni shmangur konsumimin e bajameve për shkak se janë të mbushura me yndyrë, duhet të mendoni përsëri. Për më tepër, të ushqyerit me bajame ju ndihmon në uljen e shtypjes së gjakut dhe në zbritjen e nivelit të kolesterolit për rreth 20 për qind.

THJERRËZAT Thjerrëzat janë të pasura me proteina dhe me fibra, andaj edhe janë shumë të rëndësishme për mbrojtjen e lëkurës nga plakja e parakohshme. Për më tepër, thjerrëzat ju ndihmojnë që të mbroheni edhe nga sëmundjet e zemrës, si dhe sëmundja e diabetit. 

(Kosova Sot Online)