Duke e ruajtur grimin në frigorifer, ia zgjatni afatin e përdorimit

  • 21 August 2019 - 08:20
Duke e ruajtur grimin në frigorifer, ia zgjatni afatin e përdorimit

Nëse dëshironi që preparateve tuaja të grimit t'ua zgjatni afatin e përdorimit, mbajini në një kuti të mbyllur brenda në frigorifer, por në atë mënyrë që të mos e dëmtoni ushqimin me kemikate, por që edhe aromat e ushqimit të mos dëmtojnë grimin tuaj. Nëse grimin tuaj e mbani në frigorifer, mund t'ia zgjatni afatin e përdorimit.

Ndoshta ju duket qesharake, por këtu ka diçka të vërtetë. Reaksionet kimike në përgjithësi zhvillohen shumë më shpejt në temperatura të larta, derisa temperaturat e ulëta ngadalësojnë me reagimin e substancës. Sidomos grimi është i ekspozuar ndaj oksidimit, prandaj shumë lehtë mund të dëmtohen.

Me mbajtjen e produkteve kozmetike në frigorifer, mund t'i ngadalësoni proceset, e kjo vlen edhe për parfumet, të cilët për kohë më të gjatë do ta ruajnë aromën e tyre origjinale nëse i mbani në vende të ftohta. Mirëpo, mbajtja e grimit për një kohë të gjatë në frigorifer mund të ndikojë në ngrirjen e saj, kështu që nuk mund ta përdorni më. Më së shpeshti kjo ndodh me buzëkuqin kur vjen deri te reaksionet, kur vaji i tyre, shkaku i të ftohtit, del në sipërfaqe dhe ngrihet, duke e bërë atë të papërdorshëm. 

(Kosova Sot Online)