Ëngjëlli i Victoria’s Secret zbulon sekretin e bukurisë së saj

  • 22 August 2019 - 18:14
Ëngjëlli i Victoria’s Secret zbulon sekretin e bukurisë së saj

Edhe pse modelja Candice Swanepoel nuk do shfaqet në pasarelën e Victoria’s Secret Fashion Show këtë vit sepse sapo ka lindur djalin e saj, ajo na tregon për sekretin e bukurisë së saj. E pyetur nga revista Vogue se cili është mëngjesi i saj ideal, modelja u përgjigj: “Omëlet sepse i dua vezët dhe spinaq.” Më pas gazetarja e pyeti modelen si i mban flokët e shëndetshëm dhe ajo ju përgjigj se përdor maska hidratuese që i mban gjatë natës.

“Përdor maska hidratuese që i mbaj gjatë natës dhe i laj në mëngjes. Ose përdor vajra natyral që kam në shtëpi. Receta ime është e thjeshtë: vajra natyralë, vaj arrë kokosi dhe vaj argani.” -tha modelja. E pyetur nga gazetarja se si qëndron energjike, Candice u përgjigj: “Kam hequr dorë nga kafja dhe tani që nuk jam e varur nga ajo ndihem më energjike.” Modelja sapo ka lindur djalin e saj në tetor të këtij viti dhe i është përkushtuar jetës familjare bashkë me bashkëshortin, modelin Hermann Nicoli. 


(Kosova Sot Online)