Këshilla për përdorimin e bronzuesit gjatë vjeshtës

  • 24 August 2019 - 08:54
Këshilla për përdorimin e bronzuesit gjatë vjeshtës

Tani, kur kemi hyrë në stinën e vjeshtës dhe moti ka filluar të ndryshojë, duke u bërë më i ftohtë, femrat në përgjithësi duhet të fillojnë të mendojnë për ndërrimin e rutinës së tyre të bukurisë në përgjithësi dhe grimit në veçanti. Një pjesë e rëndësishme e grimit është bronzuesi, ndërsa ne më poshtë i kemi renditur disa këshilla për përdorimin e bronzuesit gjatë stinës së vjeshtës

1. PËRDORNI MË PAK! Edhe nëse kaloni gjithë ditën jashtë gjatë stinës së vjeshtës, ju nuk do të prekeni nga rrezet e diellit aq shumë sa në verë, andaj është shumë e rëndësishme që të përdorni një sasi shumë të vogël të bronzuesit, pasi në të kundërtën do të dukeni e ngarkuar me grim.

2. KËRKOJINI NUANCAT MË TË ÇELËTA! Për stinën e verës preferohet përdorimi i bronzuesit me nuancë më të mbylltë, mirëpo kur vjen vjeshta, zakonisht, femrat kërkojnë nuanca më të çelëta të bronzuesit.

3. KOMBINOJENI "SHERK"- UN ME BRONZUES! Pa marrë parasysh se a jeni adhuruese e ngjyrës së çeltë apo të mbylltë, është shumë e rëndësishme që gjatë stinës së vjeshtës bronzuesin ta kombinoni me ngjyrën e "sherk"-ut.

4. PËRDORNI BRUSHË PËR BRONZUESIN! Pa marrë parasysh se në cilën stinë jemi, brusha për shpërndarjen e bronzuesit ju ndihmon tej mase në aplikimin e tij. Për më tepër, ju keni mundësi të gjeni brusha për bronzues shumë të lira, që do të thotë se nuk keni nevojë të shpenzoni shumë para.

5. APLIKOJENI BRONZUESIN NË MËNYRËN E DUHUR Natyrisht, pjesa më e rëndësishme është aplikimi i saktë i bronzuesit. Shumica e ekspertëve të grimit preferojnë të fillohet me pjesën e ballit, e më pas të vazhdohet në drejtim të mjekrës.  

(Kosova Sot Online)