5 ushqime për pastrim të lëkurës nga qelizat e vdekura

  • 25 gusht 2019 - 07:45
5 ushqime për pastrim të lëkurës nga qelizat e vdekura

SHEQERI 

Përfitimet e tij janë të dyfishta: sheqeri tolerohet nga shumica e llojeve të lëkurës, pasi që tretet shpejt dhe ai është 'humektant', që do të thotë se thith lagështinë duke ua lënë lëkurën të butë dhe të hidratuar. Sheqeri funksionon mirë edhe si një pastrues i buzëve nga qelizat e vdekura, si dhe mund të shtohet në rutinën tuaj të kujdesit për flokët. 'Pasi që nuk ka aromë, më pëlqen t'ia shtoj edhe një lugë të vogël me balsam të flokëve, për t'i dhënë lëkurës së kokës një pastrim të mirë', thotë Franceska Fusco, një dermatologe nga Nju-Jorku.

MBUROJA E ARRAVE DHE FARAT E PEMËVE

Këndet e theksuara e të forta të mburojave të arrave dhe farat e rrushit ndihmojnë për të zbutur pjesët më të ashpra të lëkurës në gjunjë, nyja dhe bërryl. Por, materiali i fortë i tyre mund të shkaktojë dezje të lëkurës së ndjeshme, prandaj përdorni ato për të pastruar lëkurën e fytyrës, vetëm pasi t'i keni tharmuar në copëza të vogla në formë pudre. 

PUDRA E ORIZIT

Orizi nuk është vetëm një ushqim esencial në shtetet aziatike. Orizi i pazier është përdorur për shëndetin e lëkurës për shekuj të tërë. Pse? Është një përbërës shumë i mirë edhe për lëkurën e yndyrshme edhe për lëkurën, që irritohet lehtë dhe mund të trajtojë inflamacionin ose ekzemën. Blijeni në formë të pudrës dhe përzieni me një losion pa aromë për të krijuar një maskë fytyre, thotë Ellen Marmur, dermatologe nga Nju-Jorku. Lëreni të qëndrojë 20 minuta dhe më pas pastrojeni fytyrën. 

KOKRRAT E KAFESË 

Shtoni vaj ulliri në disa kokrra të kafesë dhe masazhojeni trupin në drejtim nga këmbët drejt zemrës. Lëvizja bashkë me kafeinën ndihmon në shfryrjen e zonave që akumulojnë lëngjet. 

KRIPA 

Kripa ka një strukturë të fortë dhe një 'material' të ashpër. Por, përdorimi i saj e rrit qarkullimin dhe nëse kripa copëtohet deri në një pudër shumë të imët, ajo mund të përdoret në fytyrë me lëkurë të yndyrshme për të larguar lagështinë e tepërt.

(Kosova Sot Online)