Tetë ngjyra të buzëve për këtë Vjeshtë, nga të famshmet

  • 25 August 2019 - 15:12
Tetë ngjyra të buzëve për këtë Vjeshtë, nga të famshmet

Përshëndetuni me ngjyrat e mërzitshme të buzëkuqit tuaj të vjetër dhe filloni të provoni këto ngjyra të jashtëzakonshme nga të famshmet, që vendosni trendët për sezonin e ardhshëm.

BEYONCÉ

Me buzët e saj të kuqe me ngjyrë gjaku dhe me vellon e saj të zezë pamja e Beyonce-s si 'mbretëreshë gotike' është e përkryer edhe për ndejat e Natës së Shtrigave. Për ta bërë këtë të funksionojë për pamjet e përditshmërisë, jua rekomandojmë përdorimin e një shkëlqimi për buzë, i cili ju lejon të kontrolloni intensitetin e pamjes. Stilisti i saj ka përdorur në buzët e Beyonce-s 'Obessive Compulsive Cosmetics Metallic Lip Tar in Black Metal Dahlia'.

SHAY MITCHELL

Buzët me ngjyrë të hapur i japin yllit të 'Pretty Little Liars' një lloj pamjeje shumë flirtuoze. Grimi minimal në sytë e saj lejon që fokusi të mbetet te ngjyra e ndezur në buzë. Ajo ka përdorur 'Smashbox Be Legendary Lipstick'.

TAYLOR SWIFT

Askush nuk di të duket bukur me ngjyrë të kuqe si Taylor Swift. Ngjyra është klasike, e fuqishme dhe shumë joshëse dhe ne ju nxisim që ta përdorni këtë për t'i dhënë vetes një rritje të vetëbesimit. Buzëkuqi që ka përdorur ajo këtu është 'Guerlain Kiss Kiss Shaping Cream Lip in Red Hot'.

LUPITA NYONG'O

Ylli e ka dëshmuar herë pas here që nuk është e frikësuar nga eksperimentimi me ngjyra. Kjo ngjyrë rozë e ndezur është shumë e freskët dhe flirtuoze në të njëjtën kohë. Aktorja në këtë rast ka përdorur 'Shein Cosmetics Silk Matter Lipstick in Wild Peony'.

KATE HUDSON

Modelja e ballinës së revistës 'Womenshealth' për muajin tetor e përdori këtë buzëkuq me ngjyrë të kuqe të errët, por ngjyra e saj e hapur me shkëlqim e hijes së syve e bën pamjen më dramatike. Ajo ka përdorur buzëkuqin e brendit 'NARS Matte Lipstick in Scarlett Empress'.

BLAKE LIVELY

Ngjyra rozë e Blake Lively-t është shumë femërore dhe duket shumë e këndshme pa u tepruar.

SARAH HYLAND

Trendët e viteve të '90-a janë kthyer me të madhe, prandaj nuk është befasi që ngjyra e kafenjtë për buzët është kaq e përshtatshme për vjeshtë. Ngjyra e Sara-s është më glamuroze. Sarah ka përdorur buzëkuqin e brendit 'BITE Matte Creme Lip Crayon in Cognac'

KERRY WASHINGTON

Ylli i filmit 'The Scandal' ua dëshmon që mund të përdorni një ngjyrë të ndezur dhe të dukeni në të njëjtën kohë edhe si një zonjë, edhe shumë e fuqishme. Mendoni për ngjyrën e portokalltë si një alternativë ndaj të kuqes, që është e përshtatshme për çdo rast. Kerry në këtë rast ka përdorur buzëkuqin 'M.A.C. Morange'.

(Kosova Sot Online)