7 artikujt që parandalojnë shfaqjen e puçrrave

  • 27 August 2019 - 08:24
7 artikujt që parandalojnë shfaqjen e puçrrave

BISHTAJORET Aknet janë të lidhura në mënyrë të drejtpërdrejtë me ndjeshmërinë ndaj gjëndrave dhjamore dhe hormonit testosteron. Ankthi i vërtetë për shumë persona fillon atëherë kur trupi prodhon hormonin testosteron, e mungesa e zinkut në organizëm, mineral ky që kontrollon lirimin e tij, shpeshherë rezulton me shfaqjen e puçrrave. M'u për këtë arsye, marrja e zinkut është e domosdoshme, sepse, përveçse rregullon testosteronet, zinku ndihmon në absorbim më të mirë të vitaminave A, që është i rëndësishëm për shëndetin e lëkurës. Me zink janë të pasura bishtajoret dhe peshqit. 

FARAT E LIRIT DHE SALMONI Aminoacidet omega3 lëkurës i ofrojnë lagështi, duke parandaluar proceset infektuese. M'u për këtë arsye në ushqim sugjerohet të shtoni salmonin, farat e lirit dhe arrat. Si parandalim kundër puçrrave sugjerohet që së paku tri herë në javë të hani mish peshku. 


DARDHAT DHE KAROTA Beta-karotinën trupi e shndërron në retinol, derivat ky i vitaminave A , i cili është përgjegjës për lagështinë e lëkurës dhe mbrojtje nga rrezet e dëmshme të diellit UV. Pos kësaj, retinoli njihet si përbërës që është baza e shumë kremrave të shumta kundër puçrrave. Në mënyrë natyrale në organizëm mund të merret me konsumimin e karotës, portokajve, dardhës.

ARRAT BRAZILIANE Arrat braziliane janë të pasura me selen, një antioksidues i njohur, që ndihmon në ruajtjen e elasticitetit të lëkurës. Qepa, hudhra dhe peshqit po ashtu janë artikuj që janë të pasur me selen.

DOMATJA Vitamina C forcon shtresën sipërfaqësore të lëkurës dhe mbron nga njollat, të cilat shfaqen shkaku i akneve, prandaj sugjerohet konsumimi i ushqimeve të pasura me vitamina C. Domatet dhe portokajtë janë dy prej tyre. Për lëkurë të yndyrshme sugjerohet konsumimi i domates. Ajo do ta zvogëlojë sekretimin e gjëndrave të yndyrshme dhe zvogëlon rrezikun prej akneve.

PERIMET ME GJETHE TË GJELBËR Lakra jeshile dhe spinaqi janë të pasura me vitamina E, që është përgjegjëse për lagështinë e lëkurës dhe mbrojtjes nga njollat. Sugjerohet që për çdo ditë në organizëm të shtoni perime të gjelbra, qoftë përmes pijes apo sallatave. Nëse e merrni në mënyrë të gatuar, më së miri është të mos i gatuani në temperaturë të lartë.

BANANET Kaliumi në trup ndihmon që të përballeni më mirë me stresin. Për këtë arsye, konsumoni më shumë pemë dhe perime, të cilat janë të pasura me kalium. Një banane në ditë do të bëjë çudinë për lëkurë, sikurse edhe rrepa, qershitë dhe kungujt.

(Kosova Sot Online)