Rrushi për bel vital

  • 27 August 2019 - 18:07
Rrushi për bel vital

Dieta me rrush është një nga më efikaset dhe më të shëndetshme, e aplikohet për 20 ditë. Nevojitet që me secilën shujtë të hani disa kokrra rrushi, të bardhë apo të zi, si dhe ta konsumoni për zamër. Ky regjim i ushqimit nuk ju sugjerohet personave me probleme të caktuara shëndetësore, kështu që nëse nuk jeni plotësisht të shëndetshëm këshilloni mjekun.

Me dietën me rrush jo vetëm se do të hiqni qafe kilogramët shtesë, sidomos përreth belit, por edhe do të rregulloni tretjen dhe oreksin, e lëkura do të jetë gjithnjë e më e pastër dhe më me shkëlqim të freskët. Kjo pemë ndikon si tonik natyral për organizmin, ngadalëson plakjen, parandalon demencën dhe sëmundjet degjeneruese të syve. Nga ana tjetër, ndërsa si prodhimi më i fortë i rrushit është e pasur me antioksidues, që mbron enët e gjakut dhe zemrën. Një gotë verë në ditë, me shujtë, është vërtetuar se shton nivelin e estrogjenit dhe mbron organizmin nga bakteret dhe viruset. 

(Kosova Sot Online)