Ja çfarë ndodh nëse flini pa e hequr grimin

  • 28 August 2019 - 07:56
Ja çfarë ndodh nëse flini pa e hequr grimin

Pothuajse të gjitha femrat, të paktën një herë, kanë fjetur pa e larguar grimin e tyre. Kjo gjë mund të ndodhë, për shkak të ndonjë dite shumë të ngarkuar, apo pasi t'i keni pirë ca gota alkool. Mirëpo, pasi t'i lexoni faktet e mëposhtme, me siguri që nuk do ta përsëritni më këtë gabim, i cili del të jetë shumë i madh, pasi bllokon procesin e rinimit të lëkurës, proces ky që ndodh gjatë natës. Më poshtë mund t'i kuptoni efektet negative që ka fjetja pa e hequr grimin. 

BAZA "Baza është e trashë dhe zakonisht gjendet në pjesën nën produktet e tjera të grimit, ndërsa, gjatë ditës, baza mbledh një sasi të madhe të baktereve dhe të papastërtive të tjera. Baza, nëse nuk largohet para se të shkoni në gjumë, bllokon mikroqarkullimin, që është një proces shumë i rëndësishëm për rinimin e lëkurës", thotë dermatologia Jeannette Graf. Një gjë e tillë mund të rezultojë me dekompozimin e kolagjenit, gjë që rezulton me shfaqjen e rrudhave dhe bllokimin e poreve, duke bërë që bakteret të mbyllen brenda dhe të kontribuojnë në shfaqjen e akneve. 

BUZËKUQI Dr. Graf thotë që të fjeturit pa hequr buzëkuqin rezulton në thatësi. Nëse keni buzëkuq të thatë, atëherë është e rëndësishme që pasi ta largoni nga buzët t'i trajtoni ato me zbutës, pasi që, edhe në këto raste, buzët mund të dëmtohen.


MASKARA Nëse jeni adhuruese e maskarës, atëherë duhet të jeni edhe adhuruese e largimit të saj nga qerpikët tuaj, sepse Dr. Graf thotë që maskara, nëse nuk hiqet, mund të luajë një rol të madh në irritimin e lëkurës, gjë që më pas çon në ënjtjen e lëkurës përreth syve, për shkak të baktereve të mbledhura.

ZBUTËSI Zbutësi nuk e ka potencialin që ta dëmtojë lëkurën tuaj, mirëpo një gjë e tillë varet nga mënyra se si e aplikoni: "Nëse zbutësi ka qenë i vendosur përgjatë gjithë ditës, atëherë mund të jetë shumë i rrezikshëm, pasi që ka mbledhur një numër të madh papastërtish. Nëse përdoret për të pastruar lëkurën apo për ta zbutur, atëherë nuk ka problem", thotë Dr. Graf.

(Kosova Sot Online)