Maska nga frutat e Vjeshtës, për një fytyrë përplot shkëlqim

  • 28 August 2019 - 18:26
Maska nga frutat e Vjeshtës, për një fytyrë përplot shkëlqim

Frutat e vjeshtës janë shumë të shijshëm dhe të shëndetshëm. Jo vetëm se janë të shëndetshëm për organizmin, por të shkëlqyeshëm janë edhe për lëkurë. Me ju sot ndajmë recetën për maskën fantastike, e cila është shumë ushqyese dhe ideale për ditët e vjeshtës. Ndoshta nuk e keni ditur se kungujt posedojnë proteina, aminoacide omega 3 dhe 6, zink dhe hekur, provitamina A , vitamina C dhe vitamina nga grupit B.

PËR TA PËRGATITUR KËTË MASKË FANTASTIKE, PËR FYTYRË JU NEVOJITEN:

- 4 lugë pire nga kungulli organik (të ziera apo të pjekura, pa fara dhe lëvore); - 2 lugë mjaltë natyrale; - gjysmë luge jogurt; - një pikë vaj esencial (sipas dëshirës). Përgatitja: Përbërësit e lartpërmendur i përzieni, apo i futni në blender. Përbërjen e fituar e lini në frigorifer për gjysmë orë. Pas kësaj, maskën e aplikoni në fytyrë, duke shmangur hapësirat përreth syve, buzëve dhe syve. E lini të veprojë për 5 deri 10 minuta, e shpëlani me ujë të ngrohtë.

(Kosova Sot Online)