Si ta përdorni mjaltin për bukurinë e flokëve dhe lëkurës

  • 29 August 2019 - 13:41
Si ta përdorni mjaltin për bukurinë e flokëve dhe lëkurës

Mjalti është artikull i gjithanshëm, të cilin duhet ta keni gjithmonë, në çdo moment. Në vijim ju paraqesim dobitë e mjaltit në shërbim të së bukurës

MASKË HIDRATUESE

Mjalti është preparat natyral që ndikon në ruajtjen e lagështisë, që do të thotë se e tërheq lagështinë nga ajri, duke e mbajtur në shtresat ku lëkura ka më së shumti nevojë. Vendosni një lugë mjaltë të papërpunuar në lëkurën tuaj të tharë dhe të qëndrojë për 15 deri 20 minuta. Më pas e shpëlani me ujë të vakët.

PAJISJE PËR PASTRIMIN E POREVE

Enzimat në mjaltin e papërpunuar pastrojnë poret dhe i bëjnë më pak të dukshme. Përbërësit antibakterialë të mjaltit parandalojnë grumbullimin e baktereve që shkaktojnë shfaqjen e puçrrave dhe të akneve. Përzieni një lugë mjaltë me dy lugë vaj kokosi. E vendosni në lëkurë të pastër dhe i bëni masazh lëkurës, në hapësirat përreth syve.  

PILING I BUTË

Mjalti është përplot me antioksidues, enzima dhe materie tjera ushqyese, të cilat ushqejnë, pastrojnë dhe hidratojnë lëkurën. Përzieni dy lugë mjaltë me një lugë sodë bikarboni. Fytyrën e pastroni me ujë të vakët dhe me lëvizje të buta e vendosni masën. Më pas fytyrën e shpëlani me ujë të vakët.

TRETMAN PËR AKNE

Mjalti posedon përbërës kundër kërpudhave dhe kundër baktereve, që shkaktojnë shfaqjen e njollave. Përbërësit e tij shërues qetësojnë skuqjet e fytyrës dhe irritimet.

KUJDESI PËR FLOKËT

Enzimat dhe materiet ushqyese në mjaltin e papërpunuar flokëve u kthejnë shkëlqimin. Mjalti në kombinim me vajin e kokosit depërton thellë në rrënjët e flokëve, duke ushqyer secilën qime të flokut.

(Kosova Sot Online)