A e dini se nuk duhet të qëndroni mbi 4 vjet në punën e njëjtë?

  • 30 August 2019 - 17:36
A e dini se nuk duhet të qëndroni mbi 4 vjet në punën e njëjtë?

Puna është një ndër aktivitetet më të rëndësishme në jetën e secilit nga ne, është një mundësi e mirë për të gjithë ne. Klima e punësimit në shumicën e rasteve kërkon persona të cilët janë të vullnetshëm dhe që nuk ngurojnë para çdo lloj pune.

Ndryshimi i vendeve të punës është një strategji që e ndjekin një pjesë e mirë pasi krijon më shumë hapësira për tu ndjerë më komod në një ambjent pune. Më poshtë do të lexoni disa nga arsyet se pse është i nevojshëm ndryshimi i një vendi pune.

Evoluim i shpejtë i aftësive

Është në natyrën e njeriut që të rehatohet dhe të vendosë një rutinë të parashikueshme. Nëse jeni në gjendje ta kryeni punën tuaj me kompetencë, ju mund të ndiheni pak të motivuar, të përmirësoheni ose rinovoni aftësitë tuaja rregullisht. Nëse ky jeni ju, mos u bëni merak, nuk jeni i vetmi. Por ju mund të dëshironi të dini se, çfarë po ndodh në tregun e punës. Kompanitë janë gjithmonë në ndryshim në mënyrën e bërjes së biznesit dhe se si i zënë pozitat e tyre.

Avancimet teknologjike

Teksa teknologjia evolon, po kështu ndodh me ‘fasadën’ e të gjitha industrive. Nëse ju keni një punë teknike, mbani dijeni se çfarë po ndodh në industrinë tuaj. Ndërsa punëdhënësi juaj aktual nuk mund të adaptojë platforma ose teknologji të reja, këtë mund të bëjnë konkurrentët e tij. Kështu që vihuni në lëvizje…

Perceptimi

Paramendoni se jeni përfshirë në një lidhje dhe zbuloni se partneri/ja juaj sapo ka dalë nga një marrëdhënie 12-vjeçare. Mendoni se si do e perceptonit atë person dhe se si ai ose ajo mund të lidhet me ju. E padrejtë apo jo, ju do të bëni supozime bazuar në jetëgjatësinë e marrëdhënies së mëparshme të lidhjes suaj. Reagimi juaj nuk do të jetë i ndryshëm nga ai i një menaxheri punësimi ndërsa vlerëson CV-në e një kandidati, i cili i shpenzoi 12 vitet e fundit duke punuar për një kompani tjetër.

Avancimi në karrierë

Ndërsa mund të qëndroni në të njëjtën kompani për shumë vite, mbajtja e të njëjtit pozicion për më shumë se katër vjet mund të shfaqet problematike. Nëse aspironi të zhvilloheni brenda kompanisë suaj, duhet të kërkoni ta bëni diçka të tillë brenda dy viteve. Nëse keni qëndruar në të njëjtën punë për katër vjet, mund të dëshironi të merrni në konsideratë opsione të tjera.

(Kosova Sot Online)