Rrobat e shkurtra me bel të lartë, kombinimi i pagabueshëm i këtyre ditëve

  • 01 September 2019 - 07:44
Rrobat e shkurtra me bel të lartë, kombinimi i pagabueshëm i këtyre ditëve

Gjatë ditëve të ngrohta, do të mund të dukeni të unikë edhe në modelet strikte ashtu që në vend të pantallonave afariste me vija, nën xhaketë do të vishni pantallona të shkurtra me bel të lartë

Rrobat e shkurtra femërore përfundimisht janë trendi më preferuar i cili do të bartet këto ditë.

Rrobat bëjnë atë, tashmë që më parë të krijuar dhe kombinimin e pagabueshëm të veshjeve, të cilin me kënaqësi do ta bartin në rastet kur dëshirojnë të jenë të veshura me stil, por që të mos shpenzojnë tepër kohë.

Këtë sezon posaçërisht janë të popullarizuara rrobat e shkurtra, të cilat paraqesin kombinimin e pantallonave të shkurtra, me bel të thellë dhe xhaketë, gjatësia e mëngëve të së cilës gjithashtu sillet varësisht nga modeli.

Popullaritetit të këtyre veshjeve i kontribuon dukja e tyre e sofistikuar, me të cilin jeni të gatshme për çdo rast nga shëtitjet ditore deri te daljet gjatë mbrëmjeve.

Posaçërisht janë atraktive rrobat e shkurtra ngjyrë pasteli, të cilat janë plotësisht në frymën e verës, por të cilave autenticitet të veçantë mund t’i jepni me kombinimin e detajeve adekuate të modës.

Perfekt kombinohen me sandale, ndërkaq secila nga këto kombinime të veshjeve japin destinim të veçantë.

Dhe kur dëshironi të ndryshoni diçka, me xhaketën gjithmonë mund të kombinoni edhe fundin e parapëlqyer dhe listës suaj të pamjes së pëlqyer t’i shtoni edhe një kombinim perfekt veror të veshjeve.

(Kosova Sot Online)