Kujdesi për lëkurën edhe pas pushimeve

  • 01 September 2019 - 11:31
Kujdesi për lëkurën edhe pas pushimeve

Temperaturat e larta gjatë sezonit të verës riskojnë shëndetin e lëkurës. Nëse nuk tregoheni të kujdesshëm ndaj rrezeve të forta të diellit, fytyra juaj nuk do të jetë më e butë dhe do i afroheni më shpejt plakjes. Për ta ruajtur veten, ju që jeni me pushime apo ju të tjerët që nuk keni shkuar akoma, duhet të merrni parasysh këto këshilla.

Ndërsa ju që jeni kthyer nga pushimet, duhet të vijoni kujdesin ndaj lëkurës që të keni një fytyrë të pastër. I nevojshëm është hidratimi i lëkurës dhe një terapi mjekësore pranë dermatologëve.

“Pas plazhit rëra, pluhuri uji i detit çdo gjë e mundshme bën që të krijohen qelizat e vdekura. Mirë është që këto qeliza të vdekura ti heqim duke përdorur scrube të lehta, apo maska hidratuese pse jo edhe në kushte shtëpie, mund të jetë baza kosi apo kastraveci. Pra maska freskuese”.

Kosova Sot Online