Gjumi i pas drekës. Disa sekrete rreth tij

  • 01 September 2019 - 18:38
Gjumi i pas drekës. Disa sekrete rreth tij

Sipas specialisteve te fushës, gjumi i pasdites është një ilaç ne kuptimin e vërtetë te fjalës. Megjithatë, ka disa rregulla qe duhet te respektohen qe ai te ketë vlerat maksimale. 

1. Gjumi i pas ditës është sipas specialisteve ne përputhje me orën biologjike te njeriut. Ne fiziologjinë e organizmit parashikohen dy momente te gjumit, një kryesore ne darkë dhe një tjetër ne pasdite. Por kjo nuk vlen për te gjithë. Gjumi i pas ditës është i këshillueshëm për ata persona qe flenë mire gjate natës dhe nuk kane probleme me pagjumësinë. Kush e ka këtë problem nuk këshillohet te flejë pas dite. Ajo do te dëmtonte edhe me keq situatën e gjumitnatën.

2. Gjumi i pas ditës nuk duhet te jete me i gjate se 30 minuta. Nëse kjo kohe zgjatet, do te kemi shqetësime te gjumit gjate natës. 

3.Gjumi i pas ditës këshillohet te behet menjëherë pas dreke. Kjo gjë është ne përputhje me fiziologjinë e organizmit, i cili ne kushte normale nuk parashikon momente te tjera te përshtatshme për gjumë. Gjumi ne momente te tjera është një tregues i gjumit te keq gjate natës. Me fjale te tjera, nëse e ndjejmë qe po na merr gjumi ne orare te tjera, menjëherë mendja duhet te na shkoje qe pasojat e saj do t’i ndjejmë gjate natës.

4. Fjetja ne me shume momente te ditës nuk bën gjë tjetër veçse na ndjell edhe me shume për gjumë.

5. Nëse nuk respektojmë nevojën e organizmit për një gjumë te vogël pas dite, simptomat qe tregojnë se e kemi te nevojshme janë te ngjashme me ato qe përjetojmë edhe gjate natës, por kur organizmi është i shëndetshëm dhe personi bën një gjumë te mire natën, është ne gjendje t’i përballojë pa shume “dhimbje”.

Kosova Sot Online