Asgjë nuk është si më parë, ja si reagojnë shenjat e horoskopit kur marrin vesh se u kanë vënë brirët e tradhtisë

  • 02 September 2019 - 14:28
Asgjë nuk është si më parë, ja si reagojnë shenjat e horoskopit kur marrin vesh se u kanë vënë brirët e tradhtisë

Kur bëhet fjalë për tradhtinë njerëzit duket se ndahen në disa grupe: ata që tradëtojnë fizikisht, ata që tradhtojnë ”shpirtërisht”, por nuk marrin guximin kurrë ta bëjnë fakt të kryer, ata që e falin, ata që planifikojnë menjëherë hakmarrjen etj. Çdokush e sheh tradhtinë dhe vijimësinë e lidhjes sipas kokës së vetë, por e kishit menduar që shenja e horoskopit është ajo që vendos para ndjenjave dhe logjikës? Zbulojeni si më poshtë.

DASHI: Kur tradhëtohen, nxjerrin në pah anën e tyre agresive, por sapo situata qetësohet, janë në gjendje të flasin dhe të kuptojnë pse ndodhi. E megjithatë, kjo nuk do të thotë se e falin tradhtarin.

DEMI: Gjithmonë duke vënë besimin në plan të parë, të lindurit në shenjën e Demit bëjnë gjithçka për të lumturuar personin që duan, duke ofruar shumë dedikim dhe dashuri në lidhje. Por, nëse ndodh një tradhti, sërish nuk do arrijnë dot ta falin.

BINJAKËT: Binjakët janë në gjendje të bëjnë më të mirën e tyre për të qenë pranë njeriut që duan, por nëse zbulojnë se i kanë tradhtua, kthehen në ‘viktimë’ dhe hartojnë një hakmarrje.

GAFORRJA: Të lindurit në këtë shenjë janë në gjendje të falin, vetëm sa të kalojnë situatën e vështirë, por e kanë të pamundur të mos jetojnë me dyshime se mund të ndodhë sërish.

LUANI: Nëse i tradhëton mund edhe të të falin, vetëm për faktin se nuk e pranojnë dot që të humbasin për shkak të dikujt tjetër.

VIRGJËRESHA: Kërkon gjithmonë të ketë kontrollin e çdo situate, por nëse nuhat tradhtinë vazhdon jetën, pa menduar t’i japë lidhjes një mundësi të dytë.

PESHORJA: Kur tradhtohen, përpiqen të zhbirilojnë të gjitha detajet dhe arsyet pse ka ndodhur një gjë e tillë dhe ku kanë gabuar për të arritur çështja deri këtu.

AKREPI: Zakonisht i fshehin ndjenjat e tyre, por, brenda vetes, me siguri do hartojnë një hakmarrje të pamëshirshme për të treguar se nuk duhet të luani me ndjenjat e tyre.

SHIGJETARI: Kur Shigjetari dashuron, vendos të dedikohet maksimalisht. Nëse i tradhëton, flasin hapur me partnerët e tyre për të kuptuar pse ndodhi, e megjithatë preferojnë t’i japin fund marrëdhënies pa dhënë një mundësi të dytë.

BRICJAPI: Kur tradhtohen, përpiqen të duken të fortë dhe të sigurtë, por kjo sjellje fsheh të gjithë vuajtjen dhe zhgënjimin e tyre. Nuk janë në gjendje të falin.

UJORI: Ku i tradhëton, përpiqen të dëgjojnë se ç’ka për të thënë tradhtari. Kërkojnë pak kohë për të menduar nëse duhet ta falin ose jo.

PESHQIT: Kur Peshqit zbulojnë se janë tradhtuarm reagimet e tyre mund të jenë të dyjëzuara: mund të fajësojnë veten për tradhëtinë në çift, apo t’i japin fund marrëdhënies pa kërkuar detaje.

Kosova Sot Online