Pesë ngjyra të ndezura për ngjyrosje të thonjve gjatë kësaj vjeshte

  • 03 September 2019 - 08:12
Pesë ngjyra të ndezura për ngjyrosje të thonjve gjatë kësaj vjeshte

Ndonëse ditët e nxehta të verës i kemi lënë pas, kjo nuk do të thotë që duhet t'i lini pas edhe ngjyrat e ndezura për thonj. Natyrisht, ngjyra e kuqe dhe rozë kurrë nuk dalin nga moda, mirëpo kjo vjeshtë është shumë e përshtatshme për të provuar ngjyrat e reja, disa prej të cilave i kemi renditur më poshtë.

1. NGJYRA E KALTËR E MBYLLËT

Njëra nga ngjyrat më të përshtatshme për këtë vjeshtë është ngjyra e kaltër e mbyllët. Gjithsesi, kjo ngjyrë mund të përdoret edhe me shkëlqim, mirëpo për sezonin e vjeshtës preferohet të përdorët ngjyra mat.

2. NGJYRA E KAFENJTË

Shumë ekspertë të ngjyrosjes së thonjve preferojnë përdorimin e ngjyrës së kafenjtë gjatë stinës së vjeshtës. Për më tepër, ngjyra e kafenjtë preferohet në masë të madhe, për shkak të faktit që mund të kombinohet shumë lehtë me veshjet.

3. NGJYRA E ARTË

Të gjitha femrat e duan ngjyrën e artë, apo jo? Epo, vjeshta është stina ku ngjyra e artë është më e përshtatshmja, andaj edhe konsideroni mundësinë e përdorimit të kësaj ngjyre, sa më shpesh, gjatë kësaj vjeshte.

4. NGJYRA VJOLLCË

Ngjyra vjollcë duket shumë bukur, sidomos kur përdoret në thonj. Për të gjitha femrat që janë adhuruese të kësaj ngjyre, kemi një lajm të mirë: Ngjyra vjollcë është njëra nga ngjyrat e kësaj vjeshte!

5. NGJYRA E GJELBËR

Ngjyra e gjelbër, pak e mbyllët, është gjithashtu njëra nga ngjyrat që do të përdoret shumë gjatë kësaj vjeshte. Për dallim nga ngjyrat e tjera, kur vendosni të ngjyrosni thonjtë me këtë ngjyrë, kujdesuni të përdorni ngjyrë me shkëlqim.

(Kosova Sot Online)