Dhjetë sekretet që ju nevojiten për rrugën drejt majave të suksesit

  • 04 September 2019 - 08:24
Dhjetë sekretet që ju nevojiten për rrugën drejt majave të suksesit

1. KRIJONI DHE MENAXHONI PASURINË TUAJ!

Caktojani vetes qëllimet, menaxhoni paratë dhe kurseni shumë. Nëse keni planifikuar të hapni një biznes tuajin, është shumë e rëndësishme që të përpiloni një plan të përshtatshëm të biznesit dhe nëse nuk arrini t'i përmbushni qëllimet tuaja, bëni modifikimet e nevojshme.

2. MOS U BEFASONI NGA PARAGJYKIMET DHE DISKRIMINIMET!

Ditëve të sotme, ndonëse në masë më të vogël se dikur, mund të vërehet diskriminimi ndaj femrave, sidomos në fushën e biznesit. Mirëpo, ju nuk guxoni ta lejoni një gjë të tillë dhe duhet të punoni shumë për t'u bërë eksperte në fushën dhe industrinë me të cilën merreni.

3. MARRËDHËNIET NË PUNË DHE FAMILJE

Zgjidheni një partner, i cili është i gatshëm që t'i ndajë përgjegjësitë e familjes dhe detyrat ndaj fëmijëve si dhe punoni në kompani, të cilat ofrojnë orare fleksibile dhe kanë politika familjare. Bëhuni e përpiktë në oraret tuaja, në mënyrë që të gjeni kohë për përmbushjen e detyrave të tjera ditore.

4. BËHUNI NJË LIDERE AUTENTIKE! Më e rëndësishmja është që ta njihni veten bashkë me pikat e dobëta dhe të forta që keni. Të njohurit e vetes ju ndihmon me vetëbesimin dhe ju ndihmon në rrugën drejt suksesit. Bëhuni e rreptë në raste të nevojshme, mirëpo mos e largoni butësinë kur keni nevojë për të.

5. MËSOHUNI TË NGRIHENI EDHE PAS DËSHTIMIT!

Merrni kontroll mbi gjërat dhe mos u stresoni për gjëra që kanë pak rëndësi. Mësohuni që të thoni 'jo', pa ndier ndjenjën e fajit, si dhe përballuni pa frikë me vështirësitë dhe problemet. 70 për qind e milionerëve që i kam studiuar kanë pasur probleme të mëdha në fillim, ndërsa 50 për qind janë bërë milionerë pasi që kanë dështuar fillimisht.

6. KRIJOJENI NJË RRETH TË MIRË!

Lidhuni me burra e gra dhe mundohuni t'iu ndihmoni atyre. Shoqëritë e natyrale, të bazuara në ndershmëri dhe besnikëri, do t'ua hapin shumë dyer të suksesit. Të dy gjinitë kanë shumë për të kontribuuar në suksesin tuaj individual.

7. GJEJENI NJË MENTOR!

Është shumë e rëndësishme që të mësoni nga njerëzit, të cilët kanë më tepër eksperiencë në fushën tuaj. Mësimi nga të tjerët është shumë më i suksesshëm kur ju ndieni një 'lidhje natyrale' me mësuesin tuaj. Mentorin mund ta gjeni në kompaninë ku punoni, apo mund të jetë edhe ndonjë mik juaj.

8. ZHVILLONI AFTËSITË KOMUNIKUESE!

Suksesi në biznes kërkon që ju të jeni të aftë që t'i bindni njerëzit që më shpesh të thonë 'po' sesa 'jo'. Përqendrohuni jo vetëm në nevojat tuaja, mirëpo edhe në nevojat e njerëzve përreth. Mundohuni të bisedoni në atë mënyrë që të tjerët të kenë mirëkuptim.

9. MERRUNI ME ÇKA JU SHKON MË SË SHUMTI!

Përzgjedhja e një lëmi që iu shkon përshtati është një detaj shumë i rëndësishëm për suksesin në biznes. Milionerët, të cilët janë bërë vetë, janë të pasionuar pas punës që bëjnë.

10. RAFINOJENI PERSONALITETIN TUAJ!

Bëhuni vetvetja, mirëpo sigurohuni që t'i keni tiparet e domosdoshme për sukses në të cilat përfshihen: 1) ndërgjegjshmëria, 2) pajtueshmëria, 3) gatishmëria dhe 4) jeni i hapur në raport me të tjerët. Është shumë e rëndësishme që t'i mos i përzieni çështjet personale me ato profesionale. Pra, problemet e shtëpisë i lini në shtëpi!

(Kosova Sot Online)