Receta me kungull për fytyrë që ju nevojitet kësaj vjeshte

  • 05 September 2019 - 08:37
Receta me kungull për fytyrë që ju nevojitet kësaj vjeshte

Vjeshta është stina ku kungulli posedon përparësitë e veta. Jo vetëm se mund ta përdorni si dekorim dhe përmes tij përgatisni pite të shijshme, por në fakt me përbërësit dhe substancat e tij bën çudinë edhe për lëkurën tuaj gjithashtu, prandaj përdoreni për linjën tuaj.

Është i pasur me vitamina A dhe C. Kungulli zbut lëkurën dhe përdor antioksiduesit e tij për ta përmirësuar dëmin e bërë në lëkurë. Po ashtu, është i pasur me enzima që largojnë qelizat e thara të lëkurës.

Nëse nga fytyra juaj prisni të ndodhë një mrekulli e këndshme, ne kemi në dorë recetën e mahnitshme të Indie Lee, ekspert në koleksionet për mbrojtjen e lëkurës. Krejt çfarë ju nevojiten janë edhe disa përbërës shtesë, në mënyrë që këtë përbërës bazik sezonal ta shndërroni në trajtues të mahnitshëm për fytyrën tuaj.

MASKA E FYTYRËS PREJ KUNGULLI

Përbërësit: 4 lugë pire kungulli 4 lugë mjaltë 1/2 e lugës jogurt grek apo vaj avokado 1 pikë vaj nga dru sandali 1 pikë vaji nga farat e karotës.

MËNYRA E PËRGATITJES:

Në një enë të madhe i përzieni të gjithë përbërësit derisa të përzihen mirë në mes vetes. Mbulojeni enën e më pas e vendosni në frigorifer dhe e mbani për gjysmë ore. E vendosni në fytyrë dhe e lini për 5 deri në 10 minuta, më pas e shpëlani me ujë të ngrohtë dhe vendosni në fytyrë një peshqir të pastër.

(Kosova Sot Online)