Çfarë ballukesh i përshtaten fytyrës suaj?

  • 06 September 2019 - 08:35
Çfarë ballukesh i përshtaten fytyrës suaj?

Balluket mund t'ju bëjnë që të dukeni shumë më të reja, por mund ta kenë edhe një efekt të kundërt, nëse nuk përshtaten me fytyrën tuaj.

FORMA KATRORE E FYTYRËS

Nëse keni fytyrë me formë katrore, me vija më të ashpra, atëherë balluket tuaja duhet ta luajnë një rol të "zbutësit", respektivisht të zbutjes së vijave të ashpra të fytyrës. Provoni balluket të cilat e bëjnë ballin që të duket më i ngushtë, sikur që janë ato të prera tërthorazi. Një opsion tjetër janë edhe balluket, të cilat e përcjellin vijën e vetullave tuaja.

FYTYRA NË FORMË TË ZEMRËS

Nëse e keni ballin më të gjerë sesa nofullat, atëherë qëllimi i ballukeve duhet të jetë krijimi i balancës midis këtyre dy pjesëve të fytyrës. Përsëri, balluket "e tërthorta" janë zgjidhja më e mirë.

FYTYRA RRUMBULLAKE

Balluket mund ta bëjnë këtë tip të fytyrës që të duket më e gjerë, por nuk është e thënë të jetë kështu. Balluket më të gjata, të vendosura anash, do ta bëjnë fytyrën tuaj të duket më të hollë. Sido që të jetë, femrat që kanë fytyrë me formë të rrumbullakët duhet t'i evitojnë balluket e holla.

FYTYRA NË FORMË TREKËNDËSHI

Femrat të cilat kanë një ballë të ngushtë, e nofulla më të gjera, duhet të përcaktohen për balluke të cilat bëhen më të gjata duke shkuar nga pjesët anësore të fytyrës. Armiku më i madh i fytyrës në formë të trekëndëshi janë balluket e rënda dhe të shpeshta.

FYTYRA OVALE

Këto zonja me fat kanë shumë opsione. Nëse edhe ju keni fytyrë ovale, atëherë përzgjedhja e ballukeve për ju është tepër e gjerë, prandaj eksperimentoni lirshëm.

(Kosova Sot Online)