6 kombinimet e veshjeve të punës, që duhet t’i ‘vidhni’ nga yjet gjatë kësaj vjeshte

  • 06 September 2019 - 17:31
6 kombinimet e veshjeve të punës, që duhet t’i ‘vidhni’ nga yjet gjatë kësaj vjeshte

FUNDI I LËKURËS ME TË EPËRME NGJYRË HIRI

Po, ka mundësi që të vishni rroba të lëkurës dhe të dukeni shumë bukur në zyrë, mirëpo vetëm në rastet kur materiali është i prerë në formë të siluetës. Olivia Palermo, për shembull, është dukur bukur me këtë fund të lëkurës, të cilin ajo e ka kombinuar me një të epërme ngjyrë hiri. Nëse kodi i veshjes në punën tuaj e lejon një gjë të tillë, shtoni dozën e lëkurës, duke veshur një xhaketë të motoçiklistëve.

XHAKETA NGJYRË ROZË + MINIFUNDI

Xhaketa e bukur, ngjyrë rozë e çeltë, e veshur nga Alexa Chung, iu sjellë përfitime në tri mënyra: 1. Bën që të dukeni më të gjata. 2. I shton një dozë ngjyrë dukjes suaj dhe 3. Ju ndihmon të dukeni më femërore. Fitore e trefishtë!

BLUZA ME LULE + PANTALLONAT E HIRTË

Rose Byrne është dukur për mrekulli me këtë kombinim, pasi që pantallonat ngjyrë hiri në një farë mënyre neutralizojnë pamjen shumë femërore që ajo e merr nga bluza me lule shumëngjyrëshe. 

FUSTANI I BARDHË + ÇANTA E ZEZË

Kush ka thënë që nuk mund të vishni fustan të bardhë në punë? Naomie Harris e ka dëshmuar të kundërtën, duke kombinuar këtë fustan të bardhë me këpucë dhe çantë me ngjyrë të zezë.

TRIKO E SHKURTËR + BLUZË + PANTALLONA TË LËKURËS

Chrissy Teigen ka shkëlqyer kur është shfaqur me një veshje të tillë me shumë shtresa, duke kombinuar një triko të shkurtër me një bluzë të gjatë. Për më tepër, për t'i dhënë prekjen përfundimtare dukjes së saj, ajo kishte përzgjedhur pantallona të lëkurës.

TRIKO + FUNDI DERI TE GJUNJËT

Uniforma jozyrtare për vjeshtë është kombinimi i trikos me fund. Jaime King veçse e ka konfirmuar një gjë të tillë kur është parë me një triko të fildishtë dhe me fund deri te gjunjët.