Tri këshilla të rëndësishme, që do t'ju ndihmojnë në grimin tuaj gjatë vjeshtës

  • 07 September 2019 - 08:44
Tri këshilla të rëndësishme, që do t'ju ndihmojnë në grimin tuaj gjatë vjeshtës

Nëse dëshironi që ta ndryshoni paksa stilin gjatë kësaj vjeshte, tri këshillat e mëposhtme do t'ju ndihmojnë shumë në rrugëtimin tuaj. Madje, edhe nëse jeni fare e re në botën e grimit të ngjyrave të errëta, këto këshilla do t'ju ndihmojnë të dukeni si profesioniste.

1. PROVONI SYTË 'SMOKEY'

Nëse dëshironi të provoni diçka të re gjatë kësaj vjeshte, atëherë stili i syve 'smokey' është ajo që nuk guxon t'ju ikë. Vendosni pak hijezues të syve me ngjyrë të kafenjtë apo të zezë në kapakët e syve tuaj dhe përdorni brushën për ta shpërndarë, duke i dhënë efektin.

2. BUZËKUQI I ERRËT

Përdorimi i buzëkuqit me nuanca të errëta ndikon shumë në theksimin e buzëve, vetëm se duhet të siguroheni që keni përzgjedhur nuancën që i përshtatet lëkurës suaj. Pasi ta keni përzgjedhur ngjyrën, përdorni brushë për ta shpërndarë sa më mirë. Mbani në mend që nuk duhet ta teproni me grim të syve, nëse veç keni përzgjedhur buzëkuq të errët.

3. PROVONI NUANCAT E ERRËTA NË THONJ!

Nëse nuk jeni gati të eksperimentoni me buzët e errëta apo me sytë 'smokey', nuk keni pse të brengoseni. Nuancat e errëta të grimit mund të përdoren edhe në thonjtë tuaj. Pa marrë parasysh se a keni llak me ngjyrë të zezë, të kafenjtë apo të hirtë, ju do të arrini ta transformoni dukjen verore në vjeshtore përmes këtyre ngjyrave.

(Kosova sot Online)