Pesë këshilla, që në mënyrë vizuale të keni sy më të mëdhenj

  • 09 September 2019 - 08:27
Pesë këshilla, që në mënyrë vizuale të keni sy më të mëdhenj

Dredhuesi i qerpikëve është pajisja e domosdoshme nëse dëshironi që sytë tuaj të duken më të mëdhenj. Por, mos e teproni, mjafton ta përdorni një herë në rrënjën e qerpikëve dhe herën tjetër në mes.

Nëse dëshironi që sytë tuaj t'i bëni në mënyrë vizuale të duken më të mëdhenj, atëherë përcillni këto fshehtësi.

KORREKTORI

Mbuloni qeskat përreth syve duke përzgjedhur një korrektor për një nuancë më të ndritshëm se sa teni juaj.

HIJET PËR SY

Në këndet e brendshme të syve vendosni një hije të ndritshme. Nuancën e errët të hijes e vendosni nën kapakun e syve. Hijen e bardhë të ndritshme apo me ngjyrë bezhë e vendosni menjëherë nën vetulla.

KËSHILLË

Sytë do të duken më të mëdhenj me hije të ndritshme. Përcaktohuni për nuanca metalike, por edhe ngjyra të lumtura, që mund të jenë burim i shkëlqyeshëm.

MASKARA

Detyrimisht ta vendosni edhe në qerpikët e poshtëm.

"EYELINER" APO LAPS

Krahas linjës së qerpikëve, në kapakun e sipërm vendosni linjë të hollë me "eyeliner" për sy. Kjo fshehtësi do të bëjë që qerpikët të jenë më të trashë. Lapsin mund ta vendosni edhe në linjën e qerpikëve në kapakun e poshtëm. Në mënyrë që sytë të duken sa më të mëdhenj, linjën e bëni sa më të hollë të mundshme, më së miri nga gjysma e kapakut të syve në drejtim të këndit të jashtëm. Në mënyrë që me të vërtetë t'i theksoni sytë, me rëndësi është që vetullat të jenë të rregulluara mirë.

(Kosova Sot Online)