Ngjyra që ju bënë të dukeni më e hollë

  • 09 September 2019 - 17:54
Ngjyra që ju bënë të dukeni më e hollë

Nëse keni shtuar peshë më shumë sesa që do të donit, apo thjesht doni të dukeni më e hollë sesa që jeni, zakonisht vishni rroba të zeza. Por... Rrobat me ngjyrë të zezë me të vërtetë janë zgjidhje e mirë për personat me mbipeshë, meqë janë elegante dhe praktike, por disa stilistë thonë se ka zgjidhje edhe më të mirë. Stilistja Jenny Paolela Lucciani thotë se, për një pamje të bukur, duhet kombinuar ngjyrat neutrale dhe të errëta me ngjyra të ndritshme, apo edhe të zjarrta, të theksuara.

Ngjyrat më të ndritshme do të duhej të ishin në atë pjesë të trupit me të cilën krenoheni më së shumti. Po ashtu, femrat më të plota nuk duhet që të vishen vetëm me rroba ngjyrë të zezë, apo të kafenjtë. Edhe një sekret i Jenny-it ka të bëjë me stolitë - nëse doni t'i theksoni eshtrat tuaj të klavikulës dhe ta largoni vëmendjen nga vithet, atëherë barteni një shall të ndritur dhe vendosni vathë mbresëlënës. Nëse ju pëlqejnë këmbët tuaja, atëherë vishni pantallona me dizajn, apo minifund. Në vend të ngjyrës së zezë, elegante mund të dukeni edhe me rroba ngjyrë të kaltër marinari, apo ngjyrë të hirtë. 

(Kosova Sot Online)