Bëjeni vetë maskën tuaj për detoksimin e fytyrës

  • 10 September 2019 - 08:11
Bëjeni vetë maskën tuaj për detoksimin e fytyrës

Nëse dëshironi ta hiqni dukjen e lodhur dhe të fryrë të fytyrës, këto maska do të jenë zgjidhja e duhur për ju.

MASKA PREJ KAFESË DHE ÇOKOLLATËS

Përzieni një lugë të kafesë së bluar me një lugë kakao dhe me pak jogurt. Përzierjen vendoseni në fytyrë dhe më pas e shpëlani. Kafeja do të zvogëlojë fryrjet në hapësirat përreth syve, antioksiduesit nga kakao do të parandalojnë plakjen, përderisa jogurti fytyrës tuaj do t'ia sigurojë lagështinë shtesë dhe falë kësaj fytyra juaj do të shkëlqejë. Përafërsisht efekt të ngjashëm ka edhe përzierja e kafesë me disa pika vaj ulliri.

MASKA PREJ DOMATES DHE MJALTIT

Femrave, fytyra e të cilave është e prirë për t'u prekur nga aknet, puçrrat dhe problemet e ngjashme, kjo maskë do t'ju shkojë për shtati. Përzieni dy lugë lëng të domates me një lugë mjaltë, përzierjen vendoseni në fytyrë dhe e lini të veprojë për 25 minuta para se ta shpëlani fytyrën.

MASKA PREJ RRUSHIT

Përzieni lëngun nga 4-5 kokrra të rrushit, pa thelb, dhe më pas shtoni pak miell në mënyrë që masa të jetë më e trashë. Përzierjes ia shtoni pak sodë bikarboni, e vendosni në fytyrë dhe e shpëlani pas 15 minutave. Kjo maskë është e shkëlqyeshme për lëkurën e yndyrshme.

MASKA PREJ BANANES DHE MJALTIT

Qërojeni bananen dhe e imtësoni, shtoni edhe një lugë mjaltë dhe dy lugë ajkë, e më pas përzierjen e vendosni në fytyrë. E lini të thahet dhe e shpëlani pas 15-20 minutave. Kjo maskë fytyrës tuaj do t'i sigurojë freski dhe lagështi të mjaftueshme dhe do të pastrojë poret.

(Kosova Sot Online)