Shmangni këto gabime në dhomën e gjumit

  • 10 September 2019 - 10:35
Shmangni këto gabime në dhomën e gjumit

Edhe mobilimi i mjediseve e tjera të shtëpisë është një detyrë jo e thjeshtë, dhoma e gjumit ndoshta është edhe më problematikja.

Në fakt aty nuk presim njerëz, por kalojmë një të tretën e jetës, ndaj është e rëndësishme që ta rregullojmë dhe mobilojmë thjesht, por me shije.

Vendosim shumë sende – Në fakt ajo duhet të jetë një ambient me hapësira, ndërsa ato më të nevojshmet duhet të vendosen anës mureve.

Komodina të mëdha pranë shtratit – Në fakt, ato janë të nevojshme, por aq të mëdha sa të mbajnë një gotë ujë, apo celularin tënd.

Ngjyra të theksuara – Disa mendojnë se këto e bëjnë atë edhe më të ngrohtë dhe komode. Në fakt, ato duhet të jenë të qeta dhe neutrale, pasi kështu janë edhe më të përshtatshme për gjumë.

Hapësira bosh – Ndërsa disa s’dinë ç’të venë më shumë, të tjerë bëjnë të kundërtën, e boshatisin atë. Në këtë rast, tepër sterile, ajo nuk të josh për relaks. Një tapet, tablo, apo komodinë e vogël do të ishte tepër interesante.

Vetëm një burim drite – Në fakt, këshillohet që edhe dhoma e gjumit të ketë disa opsione ndriçimi, një abazhur, një llambë me dritë të butë, do të ishte zgjidhja ideale.

Komforti është i nevojshëm – Mund të kemi bërë çdo gjë aty, por nëse nuk kemi një dyshek të mirë, një shtrat dhe mbulesa të përshtatshme, nuk kemi bërë asgjë.

Rreshta me jastëk – Në shtrat na duhet vetëm një, ndaj të tjerët janë ngarkesë e kotë dhe kohë e humbur për sistemim.

Qilimi tek këmbët e shtratit – Është një gjë e tepërt dhe e kotë. Asnjë nuk zbret nga shtrati nga këmbët. Ndaj mjafton nga një tapet në dy anët e shtratit, ose një i madh që të zërë të gjithë sipërfaqen e tij dhe të dalë edhe anësh.

(Kosova Sot Online)