Dhjetë preparate natyrore nga arra

  • 13 September 2019 - 07:53
Dhjetë preparate natyrore nga arra

Ja si të bëni vetë ilaçe nga arrat, të cilat mund t'ju ndihmojnë kundër anemisë, tek impotenca, te problemet e gjëndrës tiroide, tek ulcera e lukthit... Arrat janë burim i vërtetë i shëndetit, plot antioksidues dhe materie ushqyese. Nga kjo pemë ushqyese mund të bëni specialitete të kuzhinës, por edhe preparate shëruese, të cilat e ruajnë shëndetin tuaj gjatë tërë vitit.


1. ARRAT NË MJALTË PËR SHËRIMIN E IMPOTENCËS

Arrat janë një afrodiziak natyror, meqë përmbajnë vitaminat B1 dhe B2, të cilat organizmit i japin energji, si dhe elementet vitale, të cilat janë të rëndësishme për zhvillimin e gjëndrave. Janë të pasura me zink, i cili është i rëndësishëm për aktivitetin seksual dhe për punën e prostatës. Në kombinim me mjaltë, veprimi i arrave vetëm sa vjen e shtohet. Në përqindje të njëjta përzieni arrat e bluara me mjaltë të gështenjave dhe konsumoni tri herë në ditë nga tri lugë. Për ta arritur efektin e dëshirueshëm, ky "mjekim" duhet të zgjasë 20 deri 30 ditë.

2. PËRZIERJA KUNDËR ANEMISË Me këtë përzierje mundeni aneminë dhe lodhjen e tepërt. Përgatiteni një përzierje nga gjysmë kilogrami mjaltë të livadhit, gjysmë kilogrami arra të bluara dhe një limon. Përzieni të gjitha mirë e mirë dhe konsumoni një lugë çdo 3-4 orë.

3. QUMËSHTI I ARRAVE KUNDËR ULCERËS Qumështi i arrave është ilaç i cili përshpejton shërimin e ulcerës në lukth. Për përgatitjen e qumështit, përvëloni 20 gramë të arrave të bluara me 2 decilitra ujë të valë. Tundeni mirë e mirë, kullojeni dhe shtoni një lugë të madhe mjaltë. Para buke konsumoni 5-6 lugë të vogla të qumështit të arrave.

4. ARRAT E GJELBRA PËR GJËNDRËN TIROIDE Arrat e reja, të gjelbra, janë të pasura me elementet kryesore përbërëse të hormoneve të gjëndrës tiroide - me jod dhe tirozinë. Ky preparat nga arrat e gjelbra është shumë i popullarizuar për shërimin e hipotireozës. Në përqindje të njëjtë përzieni arrat e gjelbra (sa kokrra e lajthisë) të bluara, me mjaltë. Leni në vend të errët për 30 ditë. Merreni 1 lugë të vogël në ditë.

5. TINKTURA E ARRAVE KUNDËR TUMOREVE Imtësoni 150 g të rrënjës së valerianës, 50 g arrëmyshk dhe 50 g sytha të mështeknës, qitini gjysmë litri vodkë apo raki, e më pas shtoni 150 g gëzhoja të gjelbra të arrave. Lërini që të rrinë dhjetë ditë në vend të thatë. Merrni 15 pika të tinkturës në 1 dcl uji, tri herë në ditë, gjysmë ore para buke.

6. PËR MBULIMIN E NJOLLAVE TE SËMUNDJA VITILIGO I mblidhni arrat e gjelbra, para se të piqen. Lyeni njollat me pjesën e brendshme të gëzhojës së arrës. Tri ditë lyejeni vendin e njëjtë dhe përpiquni që atë vend të mos e lani me ujë. Arrat e gjelbra mund edhe t'i ngrini, duke i ruajtur deri në sezonin e ardhshëm.

7. ÇAJ PËR PASTRIMIN E GJAKUT Çaji nga gjethet e reja të arrave përdoret si preparat për pastrimin e gjakut. Është efikas edhe kundër diabetit, sëmundjeve të lëkurës, hemorroideve, parazitëve, etj. Pasi që t'i mblidhni, gjethet duhen tharë. Përgatiteni çajin në këtë mënyrë: dy lugë të gjetheve të thara mbuloni me 2 dcl të ujit të ftohtë dhe zieni për 5 minuta. Lëreni enën të mbuluar 15 minuta dhe më pas kullojeni. Gjatë ditës mund të pini 2-3 filxhanë.

8. KOMPRESAT NGA THEKËT E ARRAVE Dy grushte thekë të arrave përvëloni me ujë dhe lërini që të rrinë 10 minuta. Këtë preparat mund ta përdorni si kompresë kundër gjakderdhjeve, te hemorroidet dhe për shpëlarje të vagjinës.

9. PËR SHËRIMIN E PLAGËVE Bluani arrat e thara, të gjelbra. Për përforcimin e organizmit, dezinfektim të plagëve dhe për shërim të tyre, merrni dy lugë pluhur. Për kompresa të jashtme përzieni katër lugë në çajin e bimëve dhe vendoseni në plagë.

10. SHURUPI PËR LËKURË Përziejeni peshën e njëjtë të gjetheve dhe alkoolit dhe lërini që të qëndrojnë 48 orë. Shtoni aq mjaltë sa që ta përfitoni një shurup të dendur. Merreni nga një lugë para buke. Para çdo konsumimi të këtyre preparateve, konsultohuni me mjekun.

(Kosova Sot Online)