Si ta hiqni qafe zbokthin

  • 13 September 2019 - 07:57
Si ta hiqni qafe zbokthin

Nëse doni ta parandaloni krijimin e zbokthit, atëherë përfshini në menynë tuaj xhenxhefil të freskët, i cili njihet për vetitë e tij antibakteriale, sikur edhe hudhra, mollët... 

Zbokthi formohet si pasojë e stresit, mungesës së vitaminës B, si dhe si pasojë e infektimit me kërpudha. Ja disa sekrete se si ta hiqni qafe zbokthin.

1. PËR FËRKIM TË KOKËS Para larjes së flokëve, fërkojeni lëkurën e kokës me përzierjen e uthullës së mollës dhe ujit, në raport 1:2, lëreni që të rrijë disa orë, e më pas shpëlajeni mirë dhe lani flokët si zakonisht. Nëse keni 3-4 degë të freskëta të rozmarinës, atëherë zhyteni këtë bimë në 1 litër të ujit të vluar, lëreni që të rrijë 24 orë, e më pas me të lyejeni lëkurën e kokës. Rozmarina ka efekt në stimulimin e rritjes së flokëve, shkatërron kërpudhat, përmirëson qarkullimin e gjakut...

2. USHQIMET QË E PENGOJNË FORMIMIN E ZBOKTHIT Në bukurinë e flokëve tuaja dhe të lëkurës së kokës ndikon edhe ushqimi që e hani. Nëse doni ta pengoni formimin e zbokthit, atëherë në meny përfshijeni xhenxhefilin e freskët, i cili njihet për vetitë e tij antibakteriale, sikur edhe hudhra. Burim i mirë i vitaminës B janë edhe sythat e grurit, si dhe farat e lulediellit. Në fund, mos i harroni as mollët, të cilat janë eliminuese të suksesshme të zbokthit.

(Kosova Sot Online)