Kremi më i mirë për fytyrë

  • 15 September 2019 - 08:19
Kremi më i mirë për fytyrë

Kjo recetë për krem hidratues tradicional për fytyrë do t'ju mahnitë me aromën e këndshme natyrale, derisa në të njëjtën kohë do t'jua shërojë lëkurën. Ka kaluar ajo kohë kur kemi besuar se prodhimet kozmetike duhet të jenë të shtrenjta. Gjërat më të mira janë gjithmonë ato të thjeshtat, apo jo?

PËRBËRËSIT:

1/2 e gotës vaj kokosi 1 gotë vitamina E të lëngshme (mbron nga plakja) 5-7 pika vaj esencial nga livanda PËRGATITJA: Shumë e thjeshtë! Vendoseni vajin e kokosit, vitaminat E dhe vajin e livandës, në një enë. Më pas i përzieni. Nëse këtë krem e përgatitni derisa koha është e ftohtë, kur vaji i kokosit ka tendencë të jetë i fortë, duhet ta ngrohni paksa atë në temperaturë të dhomës, përzieni gjithçka në mënyrë që ju ta merrni prodhimin tuaj. Këtë masë të fituar e vendosni në kavanoz. E ruani prej burimeve të ngrohtësisë dhe dritës. Më së miri është ta mbani në frigorifer.

PËRDORIMI DHE DOBITË

Përdoreni këtë krem hidratues në mëngjes dhe mbrëmje në fytyrë. Mjafton një sasi e vogël, përderisa kremi zgjat, e zgjat... Nëse keni lëkurë të yndyrshme, do ta shihni se si vaji i kokosit lëkurës i ofron lagështi të përsosur. Vitamina E ndihmon në shërimin nga dëmtimet dhe plakja e lëkurës, largon skuqjet dhe njollat, e për dobitë e livandës do të mund ta shkruanim një libër të tërë.

MOS E HARRONI EDHE KËTË:

Vaji i kokosit ofron mbrojte natyrale nga dielli. Lëreni një shtresë mbrojtëse që mbron prej ndikimeve të ambientit, është antioksidues dhe mbron kundër mikrobeve.

(Kosova Sot Online)